Gjendet një trup i dekompozuar në fshatin grek, dyshohet se i përket shqiptarit të zhdukur në prill (EMRI)

GREQI- Një trup i dekompozuar është gjetur sot në mëngjes nga një banor të Kato Korakiana, në Korfuzin e Mesëm, në fushën të ashtuquajtur Dassia. 

Sipas informacioneve nga media vendase pranë trupit  u gjet pasaporta e një 35-vjeçari me origjinë shqiptare, zhdukja e të cilit ishte deklaruar në prillin e kaluar. Dyshimet janë se bëhet fjalë për 35-vjeçarin e identifikuar si Skënder Toska, baba i dy fëmijëve ka humbur gjurmët që prej 1 prillit nga Korfuzi.

Megjithatë, policia e Korfuzit ka shkuar në vendngjarje dhe pritet identifikimi i ekzaminimit mjeko-ligjor.

B.K./Shqiptarja.com
Komento