Gjendet i dekompozuar trupi i një 45-vjeçari në Pukë (EMRI)

Një trup i dekompozuar është gjetur në Pukë në vendin e quajtur Përroi i Mollave në njësinë administrative të Qelëzës. 

Dyshohet se trupi i përket shtetasit Zef Nikollë Prenga, i moshës 45-vjeç i cili ishte larguar nga banesa në dhjetor të vitit 2018.

Familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij që në muajin dhjetor. Nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë vdekjen e tij.

Sipas policisë viktima kishte lindur në fshatin Gjojan të Pukës dhe banonte në qytetin e Krujës.

Në trupin e 45-vjeçarit nuk janë dalluar shenja dhune.

Ai është dërguar në morgun pranë spitalit rajonal të qytetit të Pukës ku do të bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të qartësuar shkaqet që kanë sjellë vdekjen.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës