Gjendja ekonomike, shkaku pse emigrojnë shqiptarët, sociologia: Të ndryshojnë politikat e punësimit e shërbimeve! Mbi 200 mijë të larguar në 10 vjet

Varfëria, pasiguria për të ardhmen, por edhe mungesa e shërbimeve publike janë disa nga arsyet që i detyrojnë shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit. Për sociologen Entela Binjaku, në këto kushte qeveria duhet të ndryshojë politikat sociale, sidomos për çiftet e reja.

“Arsyet që i bëjnë shqiptarët të largohen jashtë vendit janë të njëjta. Lidhen ngushtësisht me faktorët ekonomik, me faktorë të sigurisë për të ardhmen, lidhen me pamundësinë për të siguruar për fëmijët një të ardhme ndryshe nga e tyrja.  Qytetarët e vendit tonë janë të rrahur me historitë e emigrimit. Përvoja nuk është më e 30 viteve të shkuara. Shpresojnë një punësim që ju siguron pagesë më të mirë, mendojnë se çështjet që përballen këtu atje nuk kanë për ti gjetur. Një arsye tjetër lidhet me më shumë stabilitet. Sot në 2022 kishim shumë besim që qytetarët shqiptarë të jetonin këtu, Duhet të ndryshojnë politikat e punësimit, sigurisë, paga më të mira, shërbime më të mira publike, duhet të ndryshojnë politikat për çiftet e reja. Natyrisht mendoj se duhet më shumë politika sociale për shtresa të ndryshme të shoqërisë”.

Për qytetarët, arsyeja e largimit, është humbja e shpresave për një jetë të mirë në Shqipëri.

“Po vazhdojnë dhe largohen çdo ditë shqiptarët. Deputetët marrin votën dhe nuk duan të ja dinë se çfarë ndodh. Qeveritarët nuk duhet ti lënë të rijnë të të largohen. Unë kam dy jashtë vendit. Çfarë i do që janë. Pleqtë pa rob në shtëpi”, tha një qytetar. 

“Ikin për një jetë më të mirë. Këtu nuk mund të punojnë me 10 mijë lekë në ditë. Kam 6 fëmijë jashtë vendit. Jetesa më e mirë atje. Dje kam ardhur. Këtu është një rrëmujë e madhe. Ju them pensionistëve në Itali marr 100 euro, thonë o zot pasi marrin 1mijë euro dhe nuk ju dalin”, tregon një tjetër.

“Duhet të shtohen rrogat, pensionet. Ne shohim kalendarin kur del pensioni sepse nuk na del”, tregoi një tjetër.

“Nuk gjejnë veten e tyre këtu, nuk ka punë. Duhet të njohësh dikë për tu future në punë. Nuk i ofrojnë mundësitë të rinjve që të angazhohen në punë. Kanë pak shpresë të rinjtë këtu. Nuk mund të paguhesh 300 mijë lekë dhe diku tjetër të paguajnë 1000 mijë 1300 euro”, thotë një tjetër.

Nga raporti  i fundit i Institutit të Statistikave rezulton se emigracioni ka shënuar rritje pas vitit 2017, duke kulmuar në 2021, ku 33 mijë persona ikën pa kthim. Ndërkohë që gjatë 10 viteve të fundit sipas raportit të INSTAT, 7,5% e popullsisë apo e thënë ndryshe 213,748 persona kanë zgjedhur të ikin nga Shqipëria.  

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 28/05/2022 13:48

    Keshtu mendon ti moj zoje. Por ne te Rilindjes as qe na e ndjell fare. Ka sa te duash emigrante. Dhe sa me pak shqiptare aq me mire, e kena te sigurte fitoren sa kohe votojme vetveten. Dhe shume punesim sna duhet sa kohe jena nr.1 ne bote per te ardhura nga droga. E keni pare serialin "Queen of South" - epo ky yni eshte King e shkuar Kingut te Southeast of Europe! Ah ckena nje darke te fuqishme ne Paris dhe te tona i heq Toma....

    Përgjigju
  • Gimi: 27/05/2022 22:26

    Kam 2 vjet qe jam larguar me gjithe femijet nga ai vend i mallkuar, punoja dhe kisha rroge shume te mire,u largova per te ardhmen e femive, ishin shume arsye ne ate vend duke filluar nga mjekesia, nga kadastra nga gjykatat etj,kur semureshin femijet doktorri me urdheronte ti beja analizat atje ku ai merrte perqindje dhe pastaj antibiotik pa mase...u operova nga syri ne spital privat me detyruan gjoja ishte tragjike kostoja 3mije euro,kur vizitohem ketu ne itali doli qe operacioni ishte kryer per te me zhvatur se nuk ishte e nevojshme ,pastaj mos te flase per kadastren e vlores qe eshte katran si ai qe e drejton,gjykatat keq e mos me keqe ,,prandaj keshilloj ciftet e rinje te ikin 1 ore e me pare.

    Përgjigju
  • Rrap: 27/05/2022 21:07

    FAJIN E KANE TE GJITHE KRYEMINISTRAT NGA 1990 E KETEJ,,,SEPSE NUK RRISIN RROGAT,,,ATA VJEDHIN FONDIN E PAGAVE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale