Tiranë/Mjetet e tonazhit të rëndë rrezikojnë jetën e fëmijëve në Selitë, banorët bllokojnë rrugën

TIRANË- Sot është mbajtur dita e dytë e protesës së banorëve në zonën e Selitës, pasi janë kundër kalimit të kamionëve të tonazhit të rëndë, të cilët rrezikojnë jetën e fëmijëve.

Ky reagim i banorëve ka ardhur pasi një makinë ka rrezikuar të shtypë një fëmijë. Ata janë grumbulluar duke bllokuar rrugën, 100 metra mbi karburantin e ndodhur në Selitë.

Në hyrje të rrugës ka edhe një tabelë që thotë se nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit mbi 7.5 ton, por përsëri mjetet kanë kaluar edhe pse rruga është shumë e ngushtë.

Në protesën e ditës së djeshme banorët kanë protestuar për makineritë e tonazhit të rëndë çka ka sjellë procedimin  e 10 prej tyre për organizim të tubimeve të paligjshme në kohë pandemie.

Ditën e sotme banorët kanë dalë serish në protestë për të bllokuar rrugën me qëllim pengimin  e lëvizjeve të betoniereve, por sapo ka mbërritur policia janë larguar. Ditën e sotme nga uniformat blu nuk ka patur procedime, por vetëm këshillime.

Kujtojmë se Tirana është zonë e kuqe dhe lejohet të lëvizet deri në orën 17:30. Gjithashtu në vend është e ndaluar të organizohen tubime dhe protesta sepse mund të jenë burim i mundshëm përhapjeje e COVID-19 dhe ato dënohen me gjobë bazuar në rregullat e vendosura nga qeveria.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump