Gjeneralmajori amerikan takon Begajn: Forcim i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Gjeneralmajori amerikan takon Begajn: Forcim i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Bajram Begaj dhe Daniel Lasica

Gjeneralmajori i SHBA-së Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi Tiranën ku u takua me Presidentin Bajram Begaj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se “kjo vizitë thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë”.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike. Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe angazhimin tonë për ruajtjen e paqes, mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe integritetin kufitar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Koordinatorit për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin e Shtetit të SHBA, Richard Nephew vizitoi vendin tonë këtë javë, duke konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për institucionet shqiptare të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin e Shtetit të SHBA, Richard Nephew zhvilloi takime me kreun e SPAK, Altin Dumani e zyrtarë të tjerë të lartë, ku konfirmoi mbështetjen në këtë fushë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

21 ditët që 'rrëzuan' Joe Bidenin

21 ditët që 'rrëzuan' Joe Bidenin