Gjenerata e re dhe e vjetër e politikës, analistët: Ruçi u largua fitues! Rikthimi i Berishës, negativ

Me një sërë postesh drejtuese dhe angazhim të gjatë politik, vendimi i Gramoz Ruçit për t'u shkëputu përfundimisht nga politika, ishte një surprizë. Përse u dorëhoq Gramoz Ruci dhe a përbën dorëheqja e  tij një standard të ri në politik? Çfarë mendojnë analistët për dy politikanë me përvojë të njëjtë, ku njëri tërhiqet e tjetri kërkon rikthim?

"Të japësh dorëheqejen sidomos kur je fitues, tregon se ti e di kohën tënde politike, e  kjo është për tu përshëndetur. Në Shqipëri politikanët nuk e njohin kohën e tyre politike. Ruçi e ka arritur ciklin e tij politikë. Dorëheqja e tij krijon standard që u mundua ta vendoste Nano kur humbi zgjedhjet", shprehet Enton Abilekaj.

"Ruçi ka bërë një lëvizje të llogaritur mirë. Ruçi ka bere zgjedhje të zgjuar për veten e vete për t'u larguar nga konjukturat  që e presin politikën shqiptare dhe atë çka pritet të ndodh", thotë Ben Andoni.

Pas katër vitesh në krye të Kuvendit dhe pas një karriere 30 vjeçare në PS, Gramoz Ruçi deklaroi tërheqjen nga politika në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 12 qershorit. Ndërsa nga kampi i opozitës, Sali Berisha, i cili ashtu si Ruçi ka një karrierë të gjatë politike, ka deklaruar së fundmi mundësinë e rikthimit në krye të PD.

"Deklarata e Berishës, shihet si një lloji presioni për të treguar që mund të kthehet përsëri meqenëse ata e shpallën non-grata. por kjo është çështje personale e tij dhe Shqipëria nuk ka kushte për të mbështetur", theksoi Abilekaj.

"Berisha po mban peng PD me deklaratat e tij. Kjo lidhet edhe me shpalljen e tij non grata, e cila lidhet me qasjen që do të ketë SPAK me problematikën e tij. Ndërkohë urdhri i Biden e ka vendosur në një realitet ndryshe politikën Shqiptare. Berisha me gjithë qetësin e tij në dukje, tregon se është shume i shqetësuar për të ardhmen e tij", shtoi Andoni.

Pavarsisht se shprehen skeptik për krijimin e një gjenerate të re të mirëfilltë politike, analistët shprehen se tashmë ka përfunduar koha e Gjeneratës së vjetër…

"Tani edhe Sali Berisha dhe Meta, e kanë  mbyllur ciklin politik, të largohen nga politika, për t'i lëmë brezit të ri hapësirën për qeverisje të Shqipërisë", tha Abilekaj

"Gjenarata e re politike nuk ka terren pasi partitë aktuale  nuk e lejojnë krijimin e  një partie të re, apo shpalosjen e një vizioni të ri qeverisës", përfundoi Andoni.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Replikat/ Ndreca-Vokshit: Dhunuese e fjalës, një inxhiniere tekstile s'ma tregon dot ligjin! Deputetja: Kur denoncojmë abuzimet të dhemb ëëë

Replikat/ Ndreca-Vokshit: Dhunuese e fjalës, një inxhiniere tekstile s'ma tregon dot ligjin! Deputetja: Kur denoncojmë abuzimet të dhemb ëëë