Gjergj Leka dhe bashkëshortja në një rrëfim emocionues në “Rreze Dielli” zbulojnë të pathënat e dashurisë së tyre: Të tjerët e kanë problem pse e kam gruan shumë të re

Kantautori Gjergj Leka dhe bashkëshortja e tij Erisela Marku ishin të ftuarit e parë të këtij sezoni të ri në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Si rrallëherë çifti i shumëpërfolur kanë zbuluar më shumë nga jeta e tyre personale.

Të pyetur për njohjen e tyre, ata thanë se gjërat kanë ndodhur shumë natyrshëm mes njëri-tjetrit, dhe se asnjëri nuk e zgjodhi tjetrin.

“Në rastin tonë asnjëri nuk zgjodhi tjetrin, gjërat rrodhën vet” u shpreh Gjergj Leka.

”Nuk është se zgjodhëm njëri-tjetrin, na rastisi të bashkëpunonim dhe gjërat rrodhën komplet natyrshëm” shtoi më tej Erisela.

Si gjithmonë mes batutave që e karakterizojnë, Gjergj Leka nuk mund të mos ironizonte paksa edhe lajmet për marrëdhënien e tij me Eriseldën për shkak të diferencës në moshë.

S’më pëlqen të tregojë për jetën private, unë jam për ta mbajtur pak për vete atë, dëgjoj cdo ditë që shkruajnë gazetat dhe qesh me to se jemi një vend qesharak. Unë se kam problem me veten as Eri se ka, po e kanë problem të tjerët përse unë e kam gruan e re shumë. Merreni gruan e re se do të kënaqeni. Më dëgjoni mua.

Pyetja e parë e gazetarëve është a je i dashuruar? Cfarë do t’i thuash? Nganjëherë bëja dhe humor me këto gazetaret tona. Jeta private nuk nxirret kurrë në dritë. Dhe do të them gjithmonë aq sa mua më intereson” u shpreh ai ndër të tjera.

Ndërsa Erisela tregon nuk mund ta ndajë Gjergjin mes asaj që është në punë dhe në shtëpi, pasi janë gjithë kohën bashkë e ndër të tjera tregon që nuk e sheh këtë si disavantazh.

Nuk mund të bëj dot ndonjë krahasim sepse përveç eksperiencave të tjera që kam pasur në television kur kam ardhur në Shqipëri, puna me Gjergjin është komplet ndryshe. Dhe duke qenë se ne jemi 24 orë me njëri-tjetrin nuk mund ta krahasojë” u shpreh ajo.  

Së fundmi kantautori i njohur ka publikuar edhe një klip të ri ‘ Muzika e jetës sime’, një dedikim nga Gjergj Leka që përmbledh njerzit më të rëndësishëm të jetës së tij, që e karakterizojnë jetën e tij në këto 45 vite.

E kemi bërë një mbrëmje për qejf. Janë video amatore të jetës, kujtime familjare që unë nuk i dija që i kisha. Kur u nda babai im nga jeta, në dhomën e tij unë gjeta këto kujtime. Dhe më lindi ideja, edhe pse unë kam pasur dashuritë e mija, në jetë. Kam qenë i martuar edhe përpara Erit, është dhurata më e bukur të dhurosh një këngë. Unë mendoj që kënga nuk i dhurohet kujtdo, tek ne është shumë e thjeshtë të bësh një këngë. Më jep 3000 euro thotë ai që të bëj një këngë. Unë këngët si kam bërë kurrë për para se ka qenë kohë tjetër por edhe sot vazhdojë ta ruajë këtë gjë’ thotë ai.

Mes notave të humorit, ai tregoi se përse vendosi që t’i dhuronte një këngë, ku fjalëpak shpjegon se ajo e meriton plotësisht një dedikim emocionues siç edhe ka bërë kantautori.

Sepse kënga mbetet edhe kur të mos jesh ti. Ndaj si do të jetë puna, dihet që unë do iki shumë më përpara, nuk kam çfarë t’i lej Erit, borxhe s’kam por dhe lekë s’kam me i lënë. Kështu që gjëja më e mirë është që t’i lësh një këngë. Eri e meriton plotësisht t’i lësh një këngë” rrëfen ai.

60 vite jetë dhe  45 vite karrierë, nuk janë shumë për Gjergj Lekën, siç edhe shprehet vet ai ndjehet ende mjaft i ri.

Një shprehje është gabim, thonë që jeta fillojnë pas të 40, jo  jeta fillon pas të 60. Mjafton që të ndjehesh mirë, e di sa 40 vjeçarë njoh unë që ndjehen pleq ose them sa 20 vjecarë njoh që janë pleq. Nuk të mban të ri as mosha e bashkëshortes që ke, ajo ndihmon shumë për t’u mbajtur t’i mirë” tregoi ai.

Pas kaq shum vitesh, mes muzikës dhe për muzikën Gjergj Leka thotë se për të tashmë është një mënyrë e të jetuarit.

Për mua dihet se cfarë është muzika. Unë shpresoj se si është për mua muzika, të jetë dhe për ato që mendojnë se bëjnë muzikë . Shumë herë muzika për shumë të tjerë është thjeshtë një mjet për të jetuar mirë ose për të spekuluar mbi ndjenjat. Për mua muzika është ajo që më bëri kaq. Muzika është ajo që më bëri të njoh edhe Erin. Muzika më bëri që ta dua veten. Muzika është një mënyrë e të jetuarit.

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale