Gjergj Luca ironizon Ilir Metën: Ishe mërzitur me çmimet e peshkut! Më jep metodat e tua si t’ia fus njërit

Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar Ilir Metën pas reagimit të tij se peshku blihet më lirë në Kosovë se në vendin tonë, ku edhe prodhohet. Luca i referohet Metës si mik i vjetër ndërsa i thotë se ishte mërzitur për cmimet, ndaj edhe i kërkon metodë se si “t’ia fusë njërit” që të jetë i pari.

“Çkemi Like, si i ke punët, mirë? Shyqyr që na lirove nga sikleti që të thirrnim president. Tani njësoj si te pazari i ri, eh ku je o zotëri, ku je. Se më tha një miku im, ishe mërzitur për këta të peshkimit që janë çuar çmimet dhe janë probleme të mëdha. Ti e di që vëllai yt është më i madhi aty dhe me thënë të drejtën, thuaja vëllait tënd, nga ato metodat e tua të vjetra se më ka ngel njëri pa ia fut. T’ia fus dhe atij e të rri vetë. A të lutem vëllai më jep dhe një metodë. Hajde pastaj në Fish City, të gjitha i kemi, të dua fort vëlla, mirë ardhsh zemra ime”, shkroi Luca.

Një ditë më parë, në takimin me strukturat në Durrës, Meta u ndal tek turizmi dhe ngriti pyetjen pse një pjatë peshk në Durrës kushton më shtrenjtë se sa në Kosovë.

“Pse kushton më shumë një pjatë peshk në Durrës se sa në Kosovë. Sepse kudo, edhe në fushën e peshkimit janë interesat e mbyllura të individëve të caktuar të lidhur me qeverinë dhe personalisht me Edi Ramën të cilët i ndryshojnë ligjet sipas dëshirës së tyre. Bëjnë ndryshime në ligj për të hequr licensat e të tjerëve” – tha Ilir Meta.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adri: 13/08/2022 16:54

    Ky gangster, e injorant qe shyqyr di te lexoj c'i kane shkruar ka monopolin e peshkut dhe ka marre mijera hektare per 1 Euro qe ti lepije kembet pusht-tetareve hajdute te rradhes. Ku shkon moj Shqiperi mjera

    Përgjigju
  • Ben: 13/08/2022 09:26

    Gjergj Luca, mashtrues per vete.

    Përgjigju
  • Lapi: 13/08/2022 08:14

    O Like mavrija je bërë për gjynah. Ponsi nuk të zë pak turpi që je katandisur në njeriun më të urruer për shqiptaret. Lëri sperdredhjet dhe zhduku nga keta njerez te lodhur që u ke hypur në shpinë ketu e 28 vite e su zbret. Tani na dole dhe spiun. Turp i madhe.

    Përgjigju
  • Daja: 13/08/2022 02:10

    Te rujt zoti o gjergj luca, je legjende! Nje Artist, arkitekt, puntor krijues, zemergjere, Njeri me pasion dhe me mendje te ndritur, Qe cdo dite e tregon me cdo gje te bukur qe arrine te beje.. Kush te ka inat e di vete, ska cte thote Ti investon dhe punon per gjera te mrekullueshme, Nderkohe te pa punet, nuk lene gje pa nxjerre nga qenefi Qe kane ne vend te gojes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik