Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).
Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe - 775 milionë orë - mbeti pa u paguar.
Ministria e Punës e Gjermanisë tha se, mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.
Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl - ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.
"Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet", tha Ferschl, raporton DPA.
Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.
Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
16%
-
Jo
81.1%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 493
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland
18 Maj, 12:35
-
Euro 2024/ Gjermania publikon listën, Nagelsmann 'asist' Shqipërisë! Mungon talenti kuqezi
16 Maj, 16:55
-
Politikani gjerman shfaqet duke lëpirë tualetet publike, video bëhet virale
16 Maj, 16:08
-
Heroi i Dortmund mbetet jashtë Euro 2024, Gjermania s'e fton në ekip
14 Maj, 22:03
-
Gjermani, kufizime ndihmës financiare për azilkërkuesit
13 Maj, 17:34
-
Anketa/ Ankohen bizneset gjermane në Shqipëri: S’ka punonjës të kualifikuar, rritja e pagave sfidë për sipërmarrjet
13 Maj, 17:19
-
Vuçiç bisedon me Scholzin për Asociacionin
13 Maj, 10:49
-
Rrjetet islamiste në Gjermani: Kush janë "Muslim Interaktiv"
13 Maj, 08:50
-
VIDEO/ Për herë të parë në histori, Holstein Kiel ngjitet në Bundesligë! Tifozët futen në fushë, në elitë edhe St. Pauli
12 Maj, 17:48
-
Ministri gjermani i Mbrojtjes në SHBA: Gjermania forcon angazhimin ushtarak
11 Maj, 09:29
-
VIDEO/ 'Zjarr', UEFA publikon këngën zyrtare të Euro 2024! Bashkëpunim mes Meduza, OneRepublic dhe Leony
10 Maj, 16:39
-
'Shëno golin e fundit', ISIS kërcënon qytetin gjerman ku luan kombëtarja shqiptare
10 Maj, 13:53