Gjermani, Merkel thyen protokollin në takim me Frederiksen, shfaqet e ulur gjatë ekzekutimit të Himnit Kombëtar

Gjermani, Merkel thyen protokollin në takim me Frederiksen, shfaqet e ulur gjatë ekzekutimit të Himnit Kombëtar

Ndryshon protokolli i Kancelares gjermane Angela Merkel në pritjen e organizuar për kryeministren daneze Mette Frederiksen.

Pas të dridhurave të djeshme gjatë takimit me Kryeministrin e Finlandës, të tretat brenda pak javësh, kancelarja gjermane bashkë me miken nga Danimarka, nderoi himnin kombëtar jo në këmbë por e ulur, edhe pse ceremonia parashikon një qëndrim rreptësisht të drejtë.

Sipas Bild ishte vetë Merkel ajo që donte të ndryshonte protokollin e ceremonisë, ndoshta e frikësuar se mos situata e djeshme përsëritej.

Herën e parë që Merkel u pa të dridhej ishte gjatë ceremonisë së organizuar për presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenskiy më 18 qershor.

Pastaj gjendja e sikletshme u përsërit në ceremoninë e emërimit të ministres së drejtësisë Christine Lambrecht më 27 qershor.

Episodi më i fundit ndodhi më 10 korrik, kur Merkel u takua me kryeministrin finlandez Antti Rinne.

Kancelarja Merkel është 64 vjeçe dhe sipas stafit të saj, ajo ka shëndet të shkëlqyeshëm. Sipas burimeve qeveritare të cituara nga agjencia Reuters, drishjet janë një problem psikologjik.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë