Gjermani/ Në ushtri do të krijohet një trupë kibernetike

Gjermani/ Në ushtri do të krijohet një trupë kibernetike

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka njoftuar për një ristrukturim të ushtrisë, i cili përfshin edhe një komandë të re qendrore dhe një degë të dedikuar për hapësirën kibernetike.

Hapësira Kibernetike dhe e Informacionit (CIR) merret me luftën elektronike dhe operacionet kibernetike, zbulimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës elektronike.

Ristrukturimi do ta çojë përpara riorganizimin e Bundeswehr-it, i cili ka nisur në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

"Askujt nuk duhet t'i shkojë në mendje të na sulmojë ne si pjesë e territorit të NATO-s. Ne duhet ta justifikojmë këtë besim dhe të vërtetë," tha Pistorius në një konferencë shtypi në Berlin.

Ministri tha se Bundeswehr-it do t'i nevojiten 6.5 miliardë euro shtesë për buxhetin e vitit 2025.

Kabineti i kancelarit, Olaf Scholz, po kërkon fonde për të përmbushur një objektiv të lënë shumë kohë pas dore, që në vitet e ardhshme 2% e shpenzimeve të përgjithshme të jenë për NATO-n./ DW

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së re të Serbisë

Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së re të Serbisë