Gjermania dhe Franca kundër OBSH-së, do ta japin dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Gjermania dhe Franca kanë refuzuar thirrjen e OBSH, për të shtyrë dhënien e dozës së tretë përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit nga muaji shtator, derisa të vaksinohen më shumë njerëz në botë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron me anë të një postimi në Instagram ka deklaruar se Franca është duke punuar për të dhënë dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit, pasi ata janë më të rrezikuar.

 “Doza e tretë duket se do të jetë e domosdoshme, jo për secilin menjëherë, mirëpo për ata që janë më të cenueshëm dhe më të moshuar”, ka deklaruar se Macron.

Edhe Ministria e Shëndetsisë në Gjermani po ashtu ka deklaruar se synon të japë doza përforcuese për personat më të moshuar dhe ata që jetojnë në shtëpi kujdesi nga muaji shtator.

Të martën drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje që shtetet perëndimore të mos shpërndajnë dozat përforcuese të paktën deri në shtator, duke thënë se është e papranueshme që shtetet e pasura të kenë më shumë doza vaksinash.

“Shtetet me të ardhura të larta kanë dhënë 100 doza vaksinash për 100 banorë. Në të njëjtën kohë, shtetet me të ardhura të vogla kanë dhënë 1.5 doza për 100 persona, sepse kanë mungesë të tyre. Ne duhet të ndryshojmë këtë gjë urgjentisht, në mënyrë që shumica e vaksinave të ndahen për vendet me më pak të ardhura, dhe jo për ato më të pasurat””, ka deklaruar Tedros.

Gjermania ka hedhur poshtë këto akuza, duke deklaruar se do të shpërndajë donacione prej rreth 30 milionë dozave të vaksinave për vendet e varfra.  Ndërkohë qeveria franceze është duke tentuar të rrisë shkallën e vaksinimit teksa Franca përballet me valë të katërt të pandemisë si dhe protesta në rrugë kundër politikave qeveritare ndaj krizës me koronavirus.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale