Gjermania dhe Holanda luftë për kualifikim në EURO 2020, shpërdoron Kroacia

Gjermania dhe Holanda luftë për kualifikim në EURO 2020, shpërdoron Kroacia

Nga ndeshja Estoni- Gjermani

Gjermania dhe Holanda do e diskutojnë kualifikimin në EURO 2020 në dy ndeshjet e fundit të tyre. Tulipanët luajtën më herët dhe fituan 1-2 në Bjellorusi pas dy golave në pjesën e parë të Wijnaldum kurse ''Panzerat'' e Joachim Low rrezikuan në Estoni pasi Emre Can i la të tijët me 10 lojtarë që në pjeën e parë, por në të dytën dy herë Gundogan dhe Timo Werner shënuan siguruan fitoren e cila kap ritmin e holandezëve në krye. Dy ekipet nuk kanë më ndeshje direkte, por kanë nga një ndeshje me Irlandën e Veriut e cila përbën rrezik serioz pasi qëndron me tre pikë poshtë tyre. 

Në grupin E, Kroacia ka shpërdoruar një rast të mirë për t'u thelluar diferencën në grup. Uellsi dhe Gareth Bale ndalën kroatët në një barazim 1-1 në Cardiff pasi Nikola Vlasic kaloi miqtë në avantazh por barazimi erdhi në minutën e 45'. Hungaria përfitoi nga kjo situatë dhe me fitoren 1-0 ndaj Azerbajxhanit rikthehet në vendin e dytë me 12 pikë, dy më pak se Kroacia. 

Polonia ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Europianin 2020. Frankoëski dhe Milik siguruan fitoren për polakët në sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut ndërsa nga ana tjetër vendi i dytë ,Austria mori një fitore me vlera në Slloveni me golin e Stefan Posch në minutën e 21'. Me këto rezultate Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia dalin 'jashtë loje', kurse Polonisë i duhet vetëm një fitore për të siguruar vendin e parë dhe pse në letër ka dy ndeshje të vështirë, me Izraelin në transfertë dhe me Slloveninë në shtëpi. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv