Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta.
Synimi është që të mbrohen nga varfëria familjet me të ardhura të pakta, tha ministri i Punës Hubertus Heil para Bundestagut. Ai e pati paraqitur projektligjin së bashku me ministren e Familjes, Franziska Giffey.
Të drejtë të marrin subvencionin e ri për fëmijët kanë familje, në të cilat të ardhurat e prindërve vërtet mbulojnë nevojën minimale vetjake, por jo atë të fëmijëve. Që në 1 korrik, subvencioni do të rritet nga 170 euro aktualisht, në 185 euro.
Ministri i Punës Heil tha se nga shërbimet do të përfitojnë para së gjithash nënat dhe baballarët në familjet me një prind. Ligji parashikon subvencione më të mëdha për ata me të ardhura të ulëta, familjet me një prind dhe familjet të cilat varen nga ndihma Hartz IV.
Kështu është parashikuar që subvencioni për fëmijët të rritet me 15 euro në muaj. Fëmijët në nevojë, për vitin e ardhshëm shkollor do ta marrin falas ushqimin e shkollës dhe biletën mujore për autobusët e shkollave. Për materialet e shkollës do të jepen 150 euro në vend të 100 eurove. Do të jenë gjithsej katër milionë fëmijë që do të përfitojnë nga shtimi i shërbimeve. Për "Ligjin e fortë për familjen", qeveria do të shpenzojë në legjislaturën në vazhdim 1,3 miliardë euro. Sipas mendimit të opozitës, ligji është i drejtë, por nuk shkon aq sa duhet larg. /DW
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?
-
Po
20.4%
-
Jo
73.7%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 270
Lajme të tjera
-
Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974
16 Prill, 19:45
-
Qeveria gjermane përgatit planin për rindërtimin e Ukrainës
15 Prill, 09:20
-
Historike/ Bayer Leverkusen fiton pas 120 vitesh titullin e parë në Bundesligë, thyen dominimin e Bayern Munich (VIDEO)
14 Prill, 19:19
-
120 vite pritje, Leverkusen thyen dominimin 11 vjeçar të Bayern Munich! 'Aspirinat' zbukurojnë qytetin dhe dynden në stadium për titullin
14 Prill, 16:46
-
Harry Kane në ndeshjen e Champions League, familjarët aksident me makinë! Tre fëmijët në spital
13 Prill, 14:33
-
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Të vazhdohen hapat për krijimin e Asociacionit
13 Prill, 09:03
-
5 miliardë shikues dhe 110 rrjete televizive, Euro 2024 festë për globin
12 Prill, 16:34
-
Gjermania në gatishmëri, ISIS kërcënim për Euro 2024: Thirrja e fundit
12 Prill, 12:33
-
Gjermania po plaket dhe rritja e popullsisë mbetet e ulët
10 Prill, 21:27
-
Rritet kriminaliteti në Gjermani, më i larti nga viti 2016
10 Prill, 11:45
-
I kërkuar për trafik droge, Apeli lë në fuqi ekstradimin e Princ Dobroshit në Gjermani
9 Prill, 10:33
-
VIDEO/ Shkatërrohet klani shqiptar që trafikonte drogë nga Gjermania në Itali, 13 të arrestuar, 3 prej tyre kapen në Vlorë! Sekuestrohet dhe 26 kg kokainë
9 Prill, 08:53