Gjermania përmirëson sistemet ventilatorë në përpjekje për të mposhtur Covid-19

Gjermania përmirëson sistemet ventilatorë në përpjekje për të mposhtur Covid-19

Foto ilustruese

Qeveria gjermane po investon 500 milion € në përmirësimin e sistemeve të ventilimit në ndërtesat publike për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Grantet do të shkojnë për të përmirësuar qarkullimin e ajrit në zyrat publike, muzeume, teatro, universitete dhe shkolla.

Viruset përhapen në grimca të vogla të quajtura aerosole, veçanërisht kur njerëzit teshtijnë ose kolliten. Studimet tregojnë që ata mund të qëndrojnë në ajrin e një dhome për të paktën tetë minuta.

Financimi është gjithashtu i disponueshëm për sensorët e CO2 të cilët tregojnë kur ajri në një dhomë është jo i përshtatshëm. Grantet do të shpërndahen nisur nga dita e nesërme.

Qeveria dëshiron që shkollat të cilat nuk posedojnë ​​sisteme qendrore të kondicionimit të ajrit të marrin pastrues të lëvizshëm të ajrit.

Transmetuesi bavarez BR24 raporton se ventiluesit e lëvizshëm, mund të filtrojnë grimcat e vogla  dhe pastrojnë në mënyrë efektive një dhomë brenda disa minutash.

Ekspertët gjermanë thonë se aparati që mbështetet në dritën UV, jonizimin ose ozonin mund të jetë joefektiv ndaj koronavirusit dhe në disa raste përkeqëson cilësinë e ajrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve