I vdes djali në Itali, familja nga Vlora dhurojnë për pacientët e COVID respiratorin që nuk e përdorën kurrë

Një qytetare nga Vlora ka dhuruar një respirator për spitalin rajonal të Vlorës. Respiratori është blerë disa vite më parë nga familja për djalin e sëmurë i cili fatkeqësisht humbi jetën më parë në Itali. Respiratori nuk është përdorur asnjëherë.

Tashmë nëna e tij, Dinore Idrizi me një gjest human ka ofruar ndihmën e saj për familjet dhe individët e prekur nga COVID-19. Spitali rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar do ta përdorë tashmë për të gjitha personat që do të kenë nevojë, specifikisht në këto momente të vështira që po kalon vendi ynë nga koronavirusi.

Respiratori do të montohet në mjete të lëvizshme për ta dërguar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymëmarrjen në banesat e tyre. Respiratori është i pajisur me të gjitha pjesët që i duhet personelit mjekësor.

Gjestet humane për mjekët kanë qenë të shumta në këto kohë të vështira, teksa pak ditë më parë një rrobaqepëse nga Elbasani dhe një biznesmen nga Tirana prodhuan maska për stafin mjekësor.    

1585924666_1585924307respiratori.jpg

Respiratori i dhuruar nga Dinore Idrizi për pacientët me koronavirus

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë