Gjesti human i policisë/ Makina e turistëve italianë prishet në rrugë, patrulla shkon blen vajin dhe i ndihmon (FOTO)

Gjesti human i policisë/ Makina e turistëve italianë prishet në rrugë, patrulla shkon blen vajin dhe i ndihmon (FOTO)

FIER- Një tjetër gjest human është bërë nga forcat e policisë. Ata jo vetëm rrinë  përgjatë gjithë ditës për të parandaluar ngjarje kriminale apo persona që mund të shkaktojnë aksidente, por edhe u vijnë në ndihmë personave që kanë nevojë. E këtë më së miri e ka bërë patrulla e policisë në Fier e përbërë nga efektivët: Refije Muça, Eduart Peqini, Jovalin Boci, Enkel Arapi.

Kjo patrullë u ka ardhur në ndihmë një çifti turistësh nga Italia të cilët kishin pësuar probleme me automjetin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e re të Baypassit të Fierit. Efektivët e rrugore u shkuan në ndihmë çiftit makina e të cilëve rezultoi se nuk kishte vaj. Makina ishte me targa shqiptare të cilën turistet italian mund ta kenë marrë me qira. Në këtë mënyrë policia ka shkuar dhe ka blerë vajin përshtatshëm dhe më pas janë kthyer tek makina e turistëve të cilën e rregulluan. 



E sigurisht nuk mund të ketë munguar një falenderim i madh nga turistët italain që me shumë mundësi këtë histori do ta mbajnë mend për kohë të gjata si një gjest human i bërë nga policia shqiptare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A.n.: 13/09/2019 00:04

    A do vije dita qe te vihen nen kontroll edhe makinat qe po jepen me qira dhe qe jane komplet jashte cdo standarti. Sapo i merr te ngelin ne dore.

    Përgjigju
  • Tani: 12/09/2019 19:51

    Po te kishin qen Shqiptare, do ti kishin ven gjobe per parkim te gabuar dhe do ti jepnin numrin e karoatrecit qe te largonin mjetin nga aty....

    Përgjigju
  • Beni: 12/09/2019 19:37

    Sa per ta sqaruar publikun dhe artikull shkruajtesin ne cdo vend perendimor polici pra punonjesi i policise eshte i detyruar te te ndihmoje paguhet nga taksapaguasi pra nuk eshte se po kryejne ndonje akt te vecante eshte detyrim per te .

    Përgjigju
    • Mirditor: 12/09/2019 21:51

      VENE TRUNIN N'PUN MOS SHKRUJ MARRZIRA.

  • Fitimi shpelles: 12/09/2019 17:32

    Kjo eshte policia qe duam.Bravo djemet

    Përgjigju
  • Lenci: 12/09/2019 17:04

    U bene policet edhe mekanik por kane dalur duar bosh u, shkoi mundi kot per sot pa nje dhjetshe,,,,,,

    Përgjigju
  • Indrit: 12/09/2019 14:00

    Gjest human eshte shum e vertete, por jo aq sa te behet lajm . Ne USA Polici te nderron gomen ne rruge e jo me qe te japi nje liter vaj. Por gjithsesi do zoti Police te tille si ky ne lajmin qe keni bere paste gjithe Shqiperia. Great Job.

    Përgjigju
    • A.n.: 13/09/2019 08:03

      Harrove te shtosh nqs nuk te rras ndonje koqe plumb perpara.

  • sapa: 12/09/2019 13:12

    Kush tjeter pervec rilindjes i ben keto te mira???

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 12/09/2019 12:26

    Edhe I lane makinen gjithashtu

    Përgjigju
  • Loti: 12/09/2019 11:33

    Falenderime per lajmin. Kemi nevoje per lajme te tilla qe tregojne se brenda nesh si komb ka vlera humanizmi, dashurie, dhembsurie et etj. Gjeste te tilla ka kudo ne Shqiperi, ju lumte gazeta, bejeni rubrike fiks dhe shtoni te pakten 1 lajm te tille ne jave. Kuçedra kur erdhi ne pushtet krijoj gjukatesit e plepave, tani e dime pse. Dhe gjithe politikanet vodhen e s u denuan, gjith kriminelet vran e s u denuan, atehere denuan popullin me nje realitet te tille. Te gjithe duan te ikin, sa del nje lajm i keq te gjithe thone "s behet ky vend". Tregoji njerezve vlerat qe kan humbur ne gjuhen shqipe letrare(jo me huazime e shtremberime dialektikore".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri