Gjesti i bukur i Arjanit, dhuron një autoambulancë për qytetin e tij të lindjes në Shqipëri

Gjesti i bukur i Arjanit, dhuron një autoambulancë për qytetin e tij të lindjes në Shqipëri

Pronar i një ndërmarrje ndërtimi në Ciociaria, pranë Anagni, një qytet italian me 21 150 banorë në provincën e Frosinone në Lazio, Arjani ka punuar shumë që kur zbarkoi në vendin fqinjë por nuk e ka harruar origjinën e tij

Gjest i bukur solidariteti nga Arjani, një biznesmen i ri, i cili ka vendosur t’i japë një ambulancë vendit të tij të lindjes. Ai është krenar që mund të ofrojë një shenjë bujarie të prekshme të solidaritetit të tij.

Ky është një copëz lajmi pozitiv dhe që duket i pabesueshëm.

Arjan Sheshi, 46 vjeçar punëtorë ndërtimi që prej vitesh punon në Itali, ka vendosur të ndajë një pjesë të madhe të kursimeve të tij tepër qytetin e tij të lindjes, Rrogozhinën, duke i dhënë një autoambulancë, plotësisht funksionale.

Së bashku me një mik, ai bleu autoambulancën, e përgatiti me të gjitha pajisjet dhe e ka gati për ta dërguar në Shqipëri.

Në ditët në vijim, me rihapjen e kufijve, ambulanca do të mbërrijë në Rrogozhinë, shtëpia e dytë e Arjanit.

Padyshim një gjest që nderon sipërmarrësin që nuk e ka harruar origjinën e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besuesi: 17/06/2020 18:54

    zoti ta shperblefte sic ke zemren.keta lajme duhet te degjojme me shpesh nga bashk atdhetare qe kane bere prokopi. nje bravo te madhe rrogozhinsit

    Përgjigju
  • Qytetari: 17/06/2020 10:46

    Me kujtohet si rasti jot qe po i ben dhurat spitalit te qytetit tend ishte dhe nje person nga Laci me duket qe e kishte sjelle nga AMERIKA dhurate nje ambulance dhe kishte probleme me doganat. Ty te dhente zoti jete dhe shendet dhe te ecte mbare ne jete por ky vend me keta njerez bastard nuk behet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së