Gjesti i rrallë! Biznesmeni spanjoll që u sulmua nga Mihal Kokëdhima rikthehet në Shqipëri: Do të rindërtoj një shkollë të dëmtuar nga tërmeti

MADRID (SPANJE) - Janë takuar në një rrethanë krejt tjetër, nga ajo e gushtit 2019, kur familja spanjolle Galdon u sulmuan nga Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit tashmë të shembur, "Panorma" në Porto Palermo të Himarës, pas keqkuptimit për porosinë e dhënë për disa peshq.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe  Eugenio Galdón, një nga 200 njerëzit më të pasur në Spanjë, themelues i kompanisë 'ONO' që iu shit Vodafone për 7.2 miliardë euro, u takuan këtë të mërkurë, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të ministrisë, "pavarësisht incidentit të ndodhur familja Galdon do të kthehet në Shqipëri, këtë herë për të ndihmuar vendin tonë nga goditja e tërmetit me rindërtimin e një shkolle, përmes Kryqit të Kuq spanjoll.  Djemtë e familjes Galdon, do të jenë vetë prezent në Shqipëri.

“Me zotin Galdon ndamë disa mendime se si ne në Shqipëri do të kemi shumë nevojë që të shërbejmë si një shoqëri që i shërben turizmit, ne kemi nevojë që të krijojmë njerëz të edukuar njerëz që dinë të shërbejnë dhe po ashtu të krijojmë disa standarte të cilat do të hapin më shumë Shqipërinë për këto biznese. Me familjen Golden padyshim është një kënaqësi që të bisedosh gjithmonë dhe falë tashmë njohjes që ata kanë me Shqipërinë nga buxheti i familjes së tyre nëpërmjet Kryqit të Kuq Spanjoll ata do të ndërtojnë një shkollë nga shkollat e dëmtuara në Shqipëri gjatë tërmetit të vitit të fundit jo vetëm duke kontribuar me para, por dhe më e mira do të jenë vet në Tiranë për të ndihmuar gjatë punimeve që do të bëjnë në shkollën e re që do të ndërtohet në zonën e prekur nga tërmeti”, tha ministri Klosi.

Ndërkohë Zoti Galdo, siç bën të ditur zyra e shtypit, u shpreh i impresionuar për mënyrën se si në një kohë të shpejtë u strehuan familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 mëntorit dhe mendon të bëhet pjesë e këtij solidariteti.

"Unë falenderoj Ministrin Blendi Klosi. Ne jemi duke ruajtur marrëdhëniet tona, dhe mbi të gjitha marrëdhëniet tona me Shqipërinë. Ne donim të hapim një derë dhe gjetëm vendin e duhur. Unë jam shumë i impresionuar për atë që bëtë pas rënies së tërmetit, duke strehuar familjet. Unë do të ndërtoj një shkollë të zonës së dëmtuar nga tërmeti. Ka shumë mënyra si ju mund të kontribuoni për vendin tuaj. Shqipëria është një atraksion i vërtet dhe ne kemi ndërmend të kthehemi shumë shpejt me anijet tona dhe të vizitojmë vendin tuaj të bukur", tha Galdon.

Familja Goldon në muajin gusht të vitit të kaluar ishte me pushime në Shqipëri dhe duke qenë se nuk ju pëlqeu shërbimi në restorantin e Mihal Kokëdhimës, kushëri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, u çuan për të ikur, por pronari i lokalit i ndoqi duke u hedhur në makinën e tyre dhe duke i kanosur me mjete të forta. Ministri Klosi për të treguar se kjo ngjarje ishte vetëm një incident, por nuk është “fytyra” e turizmit shqiptar si dhe për t’i ndenjur afër në ato momente të vështira, në atë kohë i takoi vet turistët spanjollë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorm: 22/01/2020 17:43

    Vlonjatet njereze te liqe nuk e ndihmuane kokdhjemen qe ua ushqeu vajzat dhe ua mbante ngrohte. Ai gaboi por dhe vlonjatete nuk e ndihmuan qe mos futete në burge.

    Përgjigju
  • Thoma Bollano: 22/01/2020 15:43

    Degjove o Mihal kokloqja qe u ngatrove kot me xha Spanjolin.te thashe duket burre i mire po ti e dhjeve o turrimut

    Përgjigju
  • Shkodra: 22/01/2020 15:33

    Bravo bravo

    Përgjigju
  • Bregdeti: 22/01/2020 15:24

    Rrezik i ka vene syrin biznesit te Mihalit ky qe kur erdhi heren e pare ndaj ia prishen te shkretit! Tani ben bamiresin qe te fusi kemben. Do tja degjoni kengen..

    Përgjigju
    • Gjorm: 23/01/2020 07:22

      Bregdeti ke të drejtë , vlonjëtëtë e lane ne balte kryevlonjëtin e madh patriot kokdhjemen nga xhelozia, njereze të liqe

    • Tori: 23/01/2020 00:07

      Kuptova gjo ti o shoku....me aq lek sa ka ai blen delvinen megjith saranden...e jo pronen e kok DHJERIT

    • Bregdeti mihalit: 22/01/2020 17:54

      Ja dhe mendja shqiptarit qe gjithmon punon per mbrapsh

  • Arbëri: 22/01/2020 14:35

    Është Vler e madhe kur je njeri i mirë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg' Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg' Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet