Gjesti i shëmtuar që bëri në sy të grave dhe vajzave të PD-së në miting, Basha 'justifikohet': Rama merret edhe me si e fus unë këmishën në pantallona

Bëri 'xhiron' dje në rrjetet sociale një video e kreut të PD-së, Lulzim Bashës, teksa bënte një gjest aspak të hijshëm, në sy të qindra grave dhe vajzave që ishin të pranishme në miting.

Ndërkohë, sot Basha u justifikua duke thënë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, se po fuste këmishën në pantallona.

Ndërsa tha se kryeministri Edi Rama është kthyer në satelitin e tij, Basha shtoi se ai merret edhe me "si e fus unë këmishën në pantallona".

"Merret me fjalimet e mia, merret me veshjen time, si e fus unë këmishën në pantallona, merret me  flokët vetëm që të mos i kthejë përgjigje pyetjes: çfarë ke bërë për shqiptarët”, tha Basha në Open.


Lajmi kryesor:

Struktura e armatosur e PD, Basha në kundërshtim me Bardhin, përpiqet të justifikohet: S'janë ish-policë, por qytetarë të thjeshtë! Ne s'kemi përgjegjësi politike


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot