Gjiknuri me banorët e Novoselës: Refuzoni Berishën, Metën e Lulin, mandati i 3 do fokusohen në investimet në zonat rurale (VIDEO)

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri theksoi faktin se në këto dy mandate të qeverisjes së Partisë Socialiste ka patur investime infrastrukturore të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së banorëve.

Gjatë një bashkëbisedimin me banorët e fshatit Bishan,  Gjiknuri pohoi se në mandatin e tretë do të jetë mandati i zonave rurale, investimet do të jenë të shumta, deri në zgjidhje të plotë të kërkesave të banorëve.

“Në këto vite qeverisje ne e kemi demostruar ndryshimin në Njësinë Administrative Novoselë. Ju jeni vet dëshmitarë të mbajtjes se premtimeve me punë konkrete për zonën. Në këto dy mandate zgjidhëm problematikën e rrjetit elektrik duke mundësuar ndriçimin e fshatit Bishan, ndërsa është parashikuar investimi në rrjetin e ri të ujësjellësit, investim i qeverisë Rama e që kap vlerën 8 milion euro. Aktualisht ka filluar dhe rehabilitimi i aksit rrugor i cili përmes infrastrukturës bashkëkohore që do të ofrojë do të ndikojë në potencialin ekonomik të zonës. Vlora ka qënë kampionia e investimeve të Kryeministrit Rama”, tha Gjiknuri.

Më tej, ai u ndal dhe në faktin se Partia Socialiste është e vetmja alternativë bindëse përmes punëve konkrete ndërsa kundërshtari politik nuk ofron asnjë siguri përveç kërcënimeve për të kthyer pas gjithçka të bërë deri më tani.

“Përmes votës për Partinë Socialiste vlonjatët do të vërtetojnë se janë pro investimeve.  Vlora ishte më e prekura nga trazirat e krijuara kur opozita ishte në pushtet. As Luli e as Berisha nuk do t’i  kthejnë pas vlonjatët por ata në mënyrë masive do të votojnë për Partinë Socialiste, duke dëshmuar se nuk i duan tipat si Luli e si Meta që përveç premtimeve boshe nuk kanë se çfarë të ofrojnë”, theksoi Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

Gjiknuri-qytetarëve: Vlonjatët janë të lodhur nga trazirat dhe sjellja indiferente që kanë treguar ata politikanë që sot ju kërkojnë votën


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë