Gjiknuri nga Sazani, 'kunj' Lelit: Bashkia duhet të bëjë më shumë për pastrimin e ishullit

VLORË- Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri ka hedhur “kunja” në drejtim të kreut të Bashkisë, Dritan Leli. Ai tha se mbeturinat në qytet janë një problem dhe shqetësim i shprehur edhe nga turistët, për pasojë bashkia duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.

“Elementi bazë për shumë turistët dhe në Sazan ka qenë se si të jetë ambienti i pastër, kështu që secili nga ne duhet të japë kontributin e tij dhe kjo e mirëpritur dhe pres që institucionet lokale të bëjnë më shumë në këtë drejtim, sepse duhet menduar për një plan menaxhimi në këtë pikëpamje, sepse ishulli është pjesë e Bashkisë së Vlorës dhe e lidhjes së  turizmit të Bashkisë prandaj meritohet më shumë vëmendje”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë, pyetjes së përse Leli nuk ishte i pranishëm në këtë takim, Gjiknuri tha se krah tij ndodhet zv. kryetarja e Bashkisë, po aq e rëndësishme si Leli.

“Kemi një zonë të nderuar, zv. kryetaren po aq e rëndësishme dhe shumë institucione që duhet të bëjnë detyrën dhe po e kryejnë në maksimumin e tyre përditë.

“Krisjet” në marrëdhënien mes socialistëve dhe Dritan Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për deputet, por se ky i fundit nuk e kishte pranuar, e megjithatë, shtoi se “me apo pa të, objektivi do të arrihet” dhe ashtu ndodhi. Në Vlorë, PS-ja mori 8 mandate, që ishte dhe objektivi maksimal, kjo e reflektuar edhe në përpilimin e listës së kandidatëve për deputet, ku Rama renditej i 8-ti.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Një viktimë nga zjarret në vend, a ishin të përgatitura autoritetet shtetërore për përballimin e emergjencës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Foreign Policy: Edi Rama ndërton ura për në Europë ose askund tjetër