Gjiknuri takim me banorët e Selenicës, tregon ftesën që i bëri Metës: Presidenti ka hallin e politikës

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri u ndal për të biseduar me banorët e Selenicës, të cilët falë investimit në infrastrukturë kanë filluar të zhvillojnë pronat e tyre, të investojnë në bujqësi dhe turizëm në formën e shtëpive pritëse për pushues. Këtë synonim për zonën dhe ja arritëm, u tha banorëve të zonës Damian Gjiknuri ndërsa shtoi se së bashku me deputetin Vullnet Sinaj, kjo zonë do të ketë një përfaqësim nga më dinjitozët në Parlamentin e Shqipërisë. 

“Këtu po realizohen ëndrrat qindra vjeçare sikurse ishte rruga e Lumit të Vlorës. Gjithashtu me  këtë segmentin e fundit Pershkëpi- Selenicë, një kërkesë e kahershme e juaja me të cilën fatkeqësisht të tjerët u munduan të bëjnë dhe politikë. Erdhi dhe Presidenti këtu na përçau,  tha unë po vi të interesohem për rrugën. Kur e ftuam të ishte në inaugurim në fillimin e punimeve nuk na erdhi se kishte hallin e politikës. Ta gezoni rrugën e re. Nuk do  të përfundojë me kaq sepse planet tona, do vijojnë që rruga të lidhet edhe me urën e Poçemit dhe të dilni në rrugën nacionale edhe kjo do të jetë e mundur.  Pjesa  e urës  do të shikohet, ajo është pjesë e projektit dhe do studime më të thella. Por një gjë është e sigurt se do të keni në katër vjeçarin e ardhshëm lidhje rrugore më të mirë nga sa e keni pasur”, theksoi Gjiknuri. 

Sipas tij, vetëm Edi  Rama dhe Partia Socialiste do të krijojë mundësi më të mëdha zhvillimi për  turizmin që do të thotë ekonomi. “Të  gjitha këto vepra infrastrukturore në Vlorë do të zhvillim, Rruga e Lumit të Vlorës që lidhet me bregdetin dhe rruga që  do lidhet me ju pse jo të lidhet dhe më rrugën  nacionale Levan – Tepelenë, do të krijojmë zhvillim ekonomik do të sjellim më shumë njerëz edhe nga pikëpamja e përfaqësimit”, u shpreh Gjiknuri.

Vlerësimi për krahinën, vijoi ai, duket në kandidatët që përzgjedh për ta përfaqësuar zonën , e në skuadrën e Partisë Socialiste përfaqësimi është nga më dinjitozët. Gjiknuri i bëri thirrje opozitën të ndalë shantazhet për vota.

“Në fund të fundit ne e vlerësojmë krahinën sepse ju sjellim një kandidat që është nga kjo krahinë dhe është deputet i Parlamentit. Një kandidat që sollën kundërshtarët e vunë të pestin, po të kishin respekt për zonën se vinin të pestin. Nuk i merr dot pesë PD-ja këtu, do të thotë se është një kandidat që lufton për ca vota për interesat e tij. Bëhet edhe ndonjë presion këtu, se më vinë fjalët dhe do të këtë hetim për ato gjëra, ndaj i bëj thirrje atij lëri punëtorët në fatin e tyre se boll i shfrytëzoni aty. Mos ju bëni presion për vote”, apeloi Gjiknuri.

Deputeti Vullnet Sinaj, u tha banorëve se zona është trasformuar dhe asnjë qeveri tjetër nuk do ta ketë vullnetin e Edi Ramës, për zhvillimin e zonës dhe orintimin e saj drejt një ekonomie prodhuese të fuqishme për fermerët e zonës por edhe potenciat të jashtëzakonshëm turistik.

Sinaj theksoi se vetëm për agjinaturat e lumit janë shpenzuar 2 miliard lekë dhe tokat tashme janë shndërruar nga toka përmbytjesh në prodhuese.

“Unë këtu kam dy  përgjegjësi si përfaqësuesi juaj dhe si djalë i këtij qyteti, kam dhe përgjegjësnë politike të partisë sime. Unë jam shumë i kënaqur që përfaqësoj Partinë Socialiste dhe shumë i kënaqur që kam besimin tuaj, të Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës për një rikandidim. Por, njëkohësisht unë e di se barra ime për katër vitet e ardhshme do të jetë më e madhe sepse kam besim tek  Edi Rama i cili asnjëherë nuk u lëkund për të bërë realitet rrugën Peshkëpi- Selenicë. Janë shpenzuar 2 miliard lekë për të mos lejuar depërtimin e lumit në fushat  e Selenicës, pra janë të gjitha këto punë që janë bërë dhe mua më bëjnë të ndihem krenar. Nuk ka rotacion sipas qejfit të opozitës, të fleri dhe të të thotë; po erdhi koha e rotacionitt! Jo, nuk vjen rotacioni!!! Rotacion ka nëse qeveria që është në pushtet nuk punon dhe ajo që vjen e kërkon rotacion vjen me një alternativë. Ata na vijnë pa asnjë alternative, zero”, u shpreh Sinaj.

Me besim të plotë tek Kryemistri Rama, Sinaj i ka ftuar banorët e zonës të besojnë të vizioni i tij dhe të votojnë masivisht partinë Socialiste.

“Do t’ja lë fjalën e fundit Kryeministrit për të vazhduar si për urën ashtu edhe për Poçemin”, tha Sinaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Gjiknuri: Votoni në 25 Prill për skuadrën e Vlorës së të ardhmes! Referendum me votë në mbështetje të investimeve

Ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ishte në zonën e ish-divizionit, në rajonin numër 5 të qytetit. Teksa përmendi arritjet e qeverisë gjatë këtyre tetë viteve, Gjiknuri e vuri theksin tek trasformimi i qytetit, i cili tashmë ofron mundësi më të mira për punësimin por edhe për të ardhmen e çdo qytetari. Gjiknuri u tha banorëve se investimet e nisura do të vijojnë edhe më tej në mandatin e tretë të qeverisjes socialiste.

“Të gjithë këtë zhvillim që po ndodh në Vlorë e asociojmë me qeverinë, Partinë  Socialiste dhe Edi Ramën. Vlora ka hyrë në një stad tjetër zhvillimi. Ky qark, këto vite ka parë investimet më të mëdha dhe ka marrë një drejtim, një kthesë e një zhvillim që asnjë nuk mund ta kthejë mbrapsht. Ju e shikoni që Vlora ka një mbështetje solide për PS-në, ne kemi mundësi që  të marrim më shumë vota për të treguar se ne jemi mirënjohës për punët e mira të bëra. Ndaj, mbështetja për Partinë Socialiste nuk ka pse të lëkundet. Qyteti ka një të ardhme shumë të mirë, nuk e kam për të shitur ëndrra këtë, një Vlorë me aeroport, një Vlorë me shëtitoren më të madhe në Mesdhe që shkon deri në  Orikum do të jetë një Vlorë që do të thithë vazhdimisht turistë”, u shpreh Gjiknuri.

Ai theksoi se vlera e aseteve të qytetarëve, e pronave të tyre është rritur ndjeshëm, optimiste do të jetë edhe e ardhmja pas përfundimit të të gjitha investimeve të nisura dhe trasformimit rrënjësor, për ta shndërruar qytetin në  polin më  të  rëndësishëm ekonomik të  jugut të  vendit.

“Ju e shikoni si po rritët vlera e pasurive, kush e mendonte se do të bëhëj Rruga e Lumit të Vlorës, që  do të lidhej krahina me bregdetin, të gjithë e kanë pasur ëndërr. Po bëhet realitet dhe imagjinoni se sa do të rritet zhvillimi. Djemtë dhe nipërit tuaj do të lidhen më shumë me atë  vend, me origjinën. Këto u bënë realitet falë investimeve të Edi Ramës, këto na bëjnë krenar. Vlora është  Qarku që ka potencialet më të mëdha të investimeve në vend, sepse ka bregdetin më të gjatë e një natyrë të mrekullueshme që po ti bësh infrastrukurën dhe investimet do të zhvillohet vet”, insistoi Gjiknuri.

Drejtuesi politik i socialistëve për Qarkun e Vlorës u bëri thirrje banorëve të këtij rajoni të votojnë numri 12 dhe Partinë Socialiste, të votohet për ekipin i cili do të vazhdojë rrugën e nisur drejt Vlorës së të ardhmes.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 18/04/2021 10:34

    Sa te mire qe jane keta gjithmone do ti bejne , kaq vite qe ishin keta maskarenj nuk u doli koha ta benin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës