Gjiknuri: U dakordësuam për  të tre pikat! Mbledhja e ardhshme 28 maj, reforma mund të zgjasë dhe përtej 31 majit

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se në takim kishte progres dhe se palët u dakordësuan për të treja pikat financimi i partive, kuota gjinore dhe periudha zgjedhore. Gjiknuri tha se u dakordësua për financimin e partive duke ulur financimin nga privati dhe rritur atë të shtetit, por ende nuk është vendosur raporti mes tyre. Gjithashtu dhe përfaqësimi gjinor ku 1 në 3 emrat në listë të jetë grua si dhe ndryshimi i periudhës zgjedhore, për të cilën Gjiknuri tha se ishte një kërkesë e kahershme e palëve politike. Ai tha se takimi i ardhshëm do të jetë më 28 maj, ndërsa për mbylljen e reformës zgjedhore më 31 maj, ai tha se mund të shtyhet me disa ditë, por e rëndësishme është që puna të vijojë intensivisht.

"Pati debate por dhe marrëveshje konsensuale në lidhje me një grup çështjesh.  U pranua që periudha zgjehdore të zvogëlohet dhe shkurtohet në 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor - 15 Nëntor.  Kjo reflektoi dhe një kërkesë të kahershme të gjithë që të mos krijonim probleme për sezonin turistik. Nga ana tjetër ramë dakord për parimin e kuotës gjinore,  që 1 në 3 meta të jetë një grua por ende nuk kemi gjetur një model përfundimtar. Ramë dakord që të kemi financim miks nga qeveria dhe privati, por duket ulur në mënyrë drastike ato të privatit. Jemi ende në diskutime në lidhje me raportin që duhet të zënë. Është rënë dakord që të rritet pesha e financimit politik.  Ramë dakord që mbledhja e ardhshme do të zhvillohet të enjten dhe se në të do të trajtohet krimi zgjedhor dhe shumë të tjera. Jam i kënaqur me progresin. Duhet të punojmë me intensitet të plotë dhe mund të kemi një shtyrje me pak ditë pas 31 majit, por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është  të punojmë intensivisht dhe të shpresojmë të kemi një kompromis të mundshëm", tha Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

Konsensus për 3 pika! Hajdari: Duam ligj për referendumet, PS-PD dyfishuan financimet nga shteti, Basha të mos shkojë në krahët e Ramës


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930

Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930