Gjikondi në Repolitix: Në 6 dhjetor gjykata jep vendimin për PD, Berisha e di prandaj kërkon kaos! Murrizi: Nëse do ishte protestë kundër liderve të BE nuk do shkoja

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Brisida Gjikondi deklaroi mbrëmjen e sotme se ish kryeministri, Sali Berisha e kishte caktuar qëllimisht protestën në 6 dhjetor sepse në të njëjtën datë gjykata e Apelit jep vendimin për drejtuesin ligjor të PD-së.

E ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, Gjikondi tha se Berisha e dinte shumë mirë vendimin që gjykata e Apelit do të jepte dhe prandaj kërkonte të shkaktonte kaos në të njëjtën ditë.

“Është për të ardhur keq, për herë të parë në Shqipëri kemi një samit të tillë për shqiptarët. E tmerrshme që ai samit që ka vlera për shqiptarët që aspirojnë prej 30 vitesh BE-në, në mënyrën më makabër një ish kryeministër nuk po sillet as si tropojan sepse shqiptari në kodin e tij të pashkruajtur e ka që shtëpia është e mikur dhe e zotit. Kjo që thotë ai është fyerje për ndërkombëtarët sepse ata dinë çdo gjë që ndodh këtu. Nuk bëhet kjo kur vjen miku në shtëpi. Qeveria shqiptare mirë apo keq është zgjedhur me votën e shqiptarëve.

Nuk është momenti për të pasur një manifestim të tillë. Berisha çdo gjë e bën për hallin e tij sepse pikërisht në ata ditë Gjykata e Apelit shpall vendimin për partinë Demokratike.  Ai e di se çfarë vendimi është marrë dhe protesta është për të krijuar kaos. Vendimi do jepet në 2 e gjysmë”- u shpreh Gjikondi.

Ndërsa nga ana tjetër në studion e emisionit, Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslym Murrizi e konsideroi 6 dhjetorin si një tubim ndërsa shtoi se opozita kishte të drejtë të organizonte protesta kundër qeverisë sa herë që të dëshironte.

“Opozita është në të drejtën e saj legjitime për të bërë protesta kur t’i teket kundër qeverisë. Edhe nga deklarata e Berishës nuk pashë që është protestë kundër liderve të BE-së Madje dje i ka fut një derr shpulle ajo vajza Macronit. Ata janë robë të rritur me shpulla të protestave. Shyqyr që ia arritëm kësaj dite që mos të dalim deri në Rinas për të duartrokitur si në kohën e Mao Ce Dunit.

Unë e kam thënë edhe një herë tjetër se nëse protesta do ishte kundër liderve të BE-së, unë nuk do shkoja atje. Ne do jemi jashtë sallës ku bëjmë mbledhje ata”- u shpreh ish deputeti.

I pyetur nëse do të vepronte njësoj me caktimin e datës së protestës nëse do të ishte në krye të PD-së, Murrizi tha se do e diskutonte me anëtarët e kryesisë. Më tej ish deputeti i PD-së theksoi se në nuk mund të konsiderohej protestë asnjë organizim i bërë në Shqipëri gjatë 32 viteve sepse në raste të tilla sipas tij nuk mbahen fjalime.

“Do e diskutoja me anëtarët e kryesisë. Besoj se është diskutuar atje. Mirë do ishte të mblidhej edhe Këshilli Kombëtar, por besoj se edhe mund ta mbledhë para protestës. Unë nuk shoh asgjë të keqe që tubimi të mbahet. Ju lexojeni si të keni qef Berishën, unë e quaj tubim. Protesta nuk pyet për Berishën dhe Murrizin, nuk ka patur protestë këtu në 32 vite.  Protestat ndodhin jashtë thirrjes së partive politike, në vendet ku ka frymë demokratike”- tha Murrizi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Repolitix/ Murrizi: Mund të ketë ndryshime në qeveri para ose pas 6 dhjetorit! 'Ironia' për Mediun dhe aleatët e PD: Po nuk qenë ata dështon protesta

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslym Murrizi tha se qytetarët nuk duhet të habiteshin nëse para ose pas datës 6 dhjetor të kishte ndryshime në qeveri.

Në studion e Repolitix, Murrizi u shpreh se viti i ri nuk do e gjente mazhorancën me të njëjtën qeveri.

“Mos t’u duket habi nëse do ketë edhe ndonjë ndërrim të qeverisë ose para ose pas 6 dhjetorit. Unë nuk besoj se viti i ri e gjen mazhorancën me këtë qeveri. Ka shumë litarë nëpër këmbë, ai inceneratori 1, 2, 3. Unë e shoh se viti i ri nuk do e gjejë mazhorancën me këtë qeveri”-tha anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ndërsa i pyetur mbi prezencën e Metës në protestën e 6 dhjetorit, ish deputeti i PD ishte i mendimit se kreu i PL-së do të ishte i pranishëm.  

“Më shumë e shoh Metën 90% që do jetë në protestë. Deri më datë 6 të shohim, unë nuk u besoj këtyre në asnjë lloj deklarate. Unë shoh që edhe Meta do jetë atje”- u shpreh Murrizi.

Murrizi nuk la pa thumbuar edhe aleatët e PD, me në krye Fatmir Mediun i cili deklaroi se nuk do të merrte pjesë në protestën e thirrur nga Berisha në 6 dhjetor sepse ish kryeministri nuk ishte konsultuar me aleatët.

“Por aty po nuk qe Mediu, Dulja edhe Idrizi, protesta dështon sepse kanë shumicën e qytetarëve shqiptarë me vete. Tani jam i dyzuar edhe unë të shkoj apo jo. Po këta edhe një mandat ia kanë vjedhur Myslym Murrizit”-shtoi ai.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juli: 23/11/2022 23:27

    Shoqeri civile sa nga Meta sa nga Rama, nga mundin te zhvasin para.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore? Vajza e legjendës tregon të vërtetën

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore? Vajza e legjendës tregon të vërtetën