Gjilan/ Efektivja e policisë vret 4 anëtarë të familjes dhe veten, ende të panjohura shkaqet (VIDEO+FOTO)

Një ngarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan të Kosovës.

Sipas autoriteteve policore dhe ato të Prokurorisë, një zyrtare e policisë së Kosovës ka vrarë katër anëtarë të familjes dhe më pas veten

Dyshohet se fillimisht ajo ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

Sipas policisë arma e zjarrit u gjet në dorën e Valdete Bllacës, e cila sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka vrarë nënën Hanifen, babain Zeqirin, dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun, e më pas edhe veten.

Fqinjë të familjes Bllaca kanë thënë se ishte djali i madh Blerimi ai që kishte qëlluar drejt prindërve dhe vëllait Fisnikut.

Dëshmitarët kanë deklaruar se para orës 13:00 e kanë parë Valdeten duke shkuar në shtëpinë e familjes së saj. Sipas tyre, pasi ka pare masakrën e kryer nga vëllai, ka qëlluar mbi të duke e lënë të vdekur, dhe në fund kishte bërë vetëvrasje.

Por, këtë version të fqinjëve të familjes Bllaca po e hedh poshtë Prokuroria.

“Për momentin nuk ka asnjë provë që është përdorur revole tjetër. Arma i është gjetur polices”, ka thënë policia dhe prokuroria.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se shuarja e familjes Bllaca është lajm tronditës.

Ai ka njoftuar se ndo të ketë një ditë zie në nderim të kësaj familje në ditën e varrimit të tyre, e cila ende nuk është caktuar.

“Familje e ndershme, sigurisht që Prokuroria kanë me zbardh problemin që kanë shkaktuar këtë tragjedi. Nuk ka të bëjë me gjendjen sociale”, është shprehur Haziri.

“Tragjedia është në hetime dhe zbardhja e rastit nga ana organeve të shtetit. Transmetojeni ngjarjen ashtu siç  policia po e zbardh. Është shuar një familje, familje e ndershme e  respektuar. Problemet që ka pasë ka shkaktuar këtë tragjedi që mund të kalohet me solidaritet”.

Komunikata e plotë e prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera Valdete Bllaca, zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet