Gjinekologia e njohur Mimoza Keta: Nëna kini kujdes! Ja çfarë duhet të evitoni dhe të konsumoni gjatë shtatzanisë

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, me moderatore Androniki Kolka, ishte gjinekologia Mimoza Keta e cila foli për obezitetin gjatë shtatzanisë.

“Ne i këshillojmë nënat shtatzëna që gjatë shtatzanisë të ushqehen shëndetshëm, të ulin marrjen e karbohidrateve deri në 150 gram në ditë dhe jo më tepër” tha gjinekologia e njohur.

”Është krijuar miti se kur je shtatzënë, duhet të hash sa për dy, por kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi nëna duhet të konsumojë vetëm sasinë e nevojshme të ushqimeve dhe jo më tepër” shtoi më pas ajo.

”Gjatë shtatzanisë, duhen evituar yndyrnat shtazore apo përdorimi i vajrave bimor, ndërsa duhet konsumuar peshku me pak mërkur, shumë jeshillëqe, fruta, perime dhe 1 ose 2 portokalle në ditë” tha më pas mjekja.

Gjinekologia shtoi se gjatë fazës së embriogjenezës, apo krijimit të embrionit, duhen bërë rregullisht analizat e gjakut të nënës, për të kontrolluar të gjithë procesin e shtatzanisë normale.

”Fëmija e merr sasinë e hekurit nga nëna dhe për rrjedhojë ajo duhet të jetë e mjaftueshme” tha më pas gjinekologia. Sipas saj, nuk duhet harruar dhënia e suplementeve të ndryshme, pa harruar hekurin që është shumë i rëndësishëm.

”Deri në 45 ditë pas mbarimit të periudhës së lehonisë, nëna duhet të vazhdojë të konsumojë multivitaminat dhe suplementet, duke evituar në mënyrë kategorike gjatë dhe pas shtatzanisë alkoolin, cigaren, apo lëndë të tjera energjike” -theksoi mjekja e njohur në fund të intervistës në studio.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Anija shqiptare ‘Lisus’ me mision në Egje asistoi në shpëtimin e 36 emigrantëve që udhëtonin me gomone

Anija shqiptare ‘Lisus’ me mision në Egje asistoi në shpëtimin e 36 emigrantëve që udhëtonin me gomone