Gjirokastër/ Banorët në protestë kundër HEC-it: Do të përshkallëzojmë rezistencën

Banorët e fshatit Kolonjë në Njësinë Administrative Picar, kanë protestuar sot në qendër të fshatit kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali. Qeveria shqiptare, ka dhënë leje për ngritjen e veprës hidro-energjetike në këtë pjesë të Gjirokastrës e cila nuk shquhet për pasuri hidrike, por që dhe ai ujë i paktë që ekziston, do të t’u merret fshatarëve për të prodhuar energji.

Kjo ka acaruar mjaft kolonjarët të cilët janë vetorganizuar për të protestuar ndaj kësaj masakre mjedisore që do të ketë impakt negativ në të gjithë zonën. Protestat priten të përshkallëzohen edhe më tepër deri në bllokim rrugësh apo dhe veprime ekstreme, deri sa leja e dhënë nga qeveria shqiptare, të anulohet me VKM.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump