Gjirokastër, dhunuan 11 emigrantë dhe u morën paratë, arrestohen 6 të rinj! 2 prej tyre u kapën në Rrugën e Kombit pas një orë ndjekjeje nga policia

Numri i të arrestuarve për dhunën ndaj emigrantëve dhe vjedhjen e parave ka arritur në 6. Autorët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 22.05.2022, kanë marrë 11 emigrantë të paligjshëm, në aksin rrugor Gjirokastër-Virua, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit dhe në afërsi të fshatit Mashkullorë, u kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale që emigrantët e paligjshëm i kishin me vete.  

Në kuadër të operacionit “Rent a car”, u ndaluan personat e identifikuar si: Safet Myftara, 21 vjeç,  Ndriçim Myftara, 21 vjeç, A. Th., 17 vjeç, Elda Shahini, 20 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Erlanda Brahaj, 26 vjeçe, banuese në Tropojë. Ndërkohë është arrestuar njëri prej autorëve të dyshuar, i identifikuar si Andres Onjea.

Dy prej autorëve, Ndriçim Myftara dhe A.Th., u kapën në Rrugën e Kombit, pas një orë ndjekjeje nga Policia e Kukësit, duke transportuar emigrantë të tjerë të paligjshëm. Ky rast u publikua më datë 24 maj, në rrjetet sociale, në një video ku shfaqej makina e Policisë duke qarkulluar në sens të kundërt, në Rrugën e Kombit, sepse ishte në ndjekje të automjetit që transportonte emigrantët. Shtetasit A. Th., gjatë kontrollit fizik i është gjetur një përforcues grushti (dorezë metalike), që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa Safet Myftara u kap në banesën e tij në Kamzë, Tiranë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër metalike, 5 aparate celulare dhe një shumë parash. Erlanda Brahaj është kapur nga shërbimet e Policisë, në Kamzë, duke drejtuar automjetin tip "Hyunday", në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shumë parash, 3 automjete, 1 përforcues grushti, 1 pistoletë lodër metalike, doza me lëndë të dyshuar narkotike  cannabis sativa dhe 9 aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh