Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi po transportonin 87 pako me kanabis me automjet. Ata janë identifikuar si Sotir Rroshi, 39 vjeç, Fernando Toska, 37 vjeç dhe Maria Çaushi, 37 vjeçe.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin nacional “Ersekë - Tre urat”, Përmet, automjetin tip “Volvo”, me drejtues Sotir Rroshin dhe pasagjere shtetasen Maria Çaushin. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në vende të përshtatura, 87 pako të mbushura lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 70 kg.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga Fernando Toska, i cili kontrollonte rrugën, me qëllim për të sinjalizuar 2 shtetasit e tjerë, për prezencën e shërbimeve të Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 70 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 2 automjete dhe 7 aparate celulare.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.5%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3234
Lajme të tjera
-
Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga
16 Prill, 12:30
-
Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës
15 Prill, 20:17
-
Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari
15 Prill, 09:34
-
Lezhë/ Kthyen stanin në ambient për kultivim kanabisi, lirohet vëllai i deputetit! Arrest me burg për dy të tjerët
13 Prill, 11:19
-
Digjet një dyqan në lagjen ’11 janari’ në Gjirokastër
13 Prill, 07:39
-
Tentoi të kalojë nga Kakavija pa deklaruar 25 mijë euro, vihet nën hetim 60-vjeçari
11 Prill, 14:23
-
Po lëvizte me 625 fara kanabisi me vete, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër
11 Prill, 09:52
-
Shqipëri, të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit
7 Prill, 22:50
-
Lushnjë/ Arrestohet 25-vjeçari, policia i gjeti doza kanabisi me vete dhe në shtëpi
7 Prill, 10:55
-
Durrës, vijon 'Tempulli 2', kapet 20-vjeçari me doza kanabisi me vete
6 Prill, 13:36
-
Lushnje, një konflikt me sende të forta u parandalua ditë e djeshme ku u plagos një 29-vjeçar, arrestohet një prej autorëve
6 Prill, 12:53
-
Policia në Shqipëri nis heqjen e 'varrezave' të makinave, por është edhe vetë në shkelje të ligjit
5 Prill, 22:06