Gjirokastra zonë e gjelbër/ Kryebashkiaku për Report Tv: Qytetarët s'i kanë respektuar masat...po vijuan kështu do kërkojmë ndërhyrjen e qeverisë

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, e shpallur zonë e gjelbër,  në një intervistë për Report Tv, ka deklaruar se qytetarëve nuk i kanë zbatuar masat e marra, e për pasojë ka paralajmëruar se nëse kjo situatë do vijojë, do të kërkojë ndërhyrjen e qeverisë. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Piro Nase, Golemi tha se nga vëzhgimi që është bërë, ka rezultuar që ka pasur qytetarë që kanë dalë më shumë se 2 persona në rrugë, që është në shkelje të rregullave.

"Vazhdojmë të jemi në një situatë emergjente, duket të ruajmë masa, t'i shfrytëzojnë liritë, mos të abuzojnë. Përgjegjshmëria e qytetarëve duhet të jetë maksimum, është kjo qytetari që ka bërë që në Gjirokastër. Por qe kjo situatë si kjo ku njerëzit kanë dalë dyshe-treshe, do i kërkojmë qeverisë që të marrë masa. Kemi thënë se s'duhet të ketë njerëz që lëvizin më shumë se 2 persona, ky është problemi i vetëm që kemi hasur. Shpresoj që kjo gjë të ndryshojë", tha Golemi.


Lajmi kryesor:

Qytetarët në zonat e gjelbërta shijojnë lirinë: Të dalin njerëzit nga depresioni! I moshuari nuk 'ngopet' me diellin...në dyqane shfaqen blerësit e parë


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)