Gjithçka që (nuk) dimë për sulmin
në revistën satirike “Charlie Hebdo”

Gjithçka që (nuk) dimë për sulmin<br />në revistën satirike “Charlie Hebdo”
PARIS - Ndërsa kanë kaluar 5 ditë nga sulmi në revistën satirike “Charlie Hebdo” në Paris, janë të shumta pikëpyetjet e ngritura rreth organizimit të atentatit dhe të pengmarrjes një ditë më pas. Ku pikëpyetja më e rëndësishme është nëse ISIS dhe Al Kaeda kanë vepruar së bashku.

ISIS apo Al Kaeda?
Ka pasur një pretendim nga ana e Al Kaedës së Jemenit dhe vëllezërve Kouachi të cilët kanë thënë që janë pjesë e saj. A ka ekzistuar kjo lidhje operative? Dhe e çfarë lloji ishte?

Hipotezat  e para: Lëvizja i ka përgatitur dhe më pas i ka transformuar në një “Celulë të fjetur”, e gatshme për të vepruar në të ardhmen. Ose janë limituar vetëm në stërvitjen e një prej vëllezërve duke iu lënë liri veprimi. Ose ndoshta Said me udhëtimin në vitin 2011 në Jemen, ka pasur kontakte dhe më pas ka vendosur që t’ua ofrojë sulmin organizatës.

Janë për t’u zbardhur disa pika, takimet e mundshme të Said me Imamin al Awlaki, udhëheqësi shpirtëror të xhihadistëve lindor i vrarë në shtator 2011 dhe me Umar Faruk Abdulmuttalab, atentatorin, i cili ndodhet nën arrest nga SHBA. Mendohet se edhe Cherif ka qenë në Jemen, mundësisht në të njëjtën periudhë me vëllain e tij.

Ndërkohë Amedi Coulibaly, në një video të publikuar të dielën është deklaruar anëtar i ISIS. Siç është vënë re mes Al Kaedës, dhe lëvizjes së Shtetit Islamik ka një rivalitet të madh. Të jetë e mundur që kanë vendosur të veprojnë së bashku?

Ndoshta tre anëtarët e celulës kanë vënë mënjanë përplasjet në emër të aksionit, por kjo të bën të mendosh për militantë me lidhje më të forta se sa me bazat e tyre.

Plani
Pas masakrës te “Charlie Hebdo, çfarë do të bënin vrasësit?

Nuk duket se ata kishin një plan të caktuar, u sorollatën duke përfunduar në kurth. Gjithashtu edhe menaxhimi i pengjeve dukej e improvizuar. Coulibaly shpjegoi se i koordinuar ishte vetëm veprimi i par, me sulmin ndaj gazetës dhe vrasjen e polices.

Dhe si do të vijonte më pas? Ndoshta ata mendonin se do të vriteshin gjatë sulmit në revistën satirike “Charlie Hebdo”
 
sulmi charlie hebdo
(Foto gjatë sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo)

Objektivët
Vrasësit i kanë sulmuar gazetarët gjatë mbledhjes në redaksi.

Ai i kishte informuar ndokush? A ka pasur ndonjë përgatitje të gjatë apo vendosën të kalonin në aksion në fund të dhjetorit? A kanë marrë në konsideratë edhe vetë objektivët?  
 
Armët
Policia po përpiqet të zbulojë prejardhjen e armëve dhe municioneve

Nuk është e vështirë që në Francë të  mund të gjesh një kallashnikov, veçanërisht nëse kanë marrëdhënie me botën e krimit. Por është thelbësore për ta provuar nëse ajo punon akoma. Një aspekt tjetër: ku janë trajnuar ata për t’i përdorur ato? Said dhe Cherif do të kishin bërë gjatë qëndrimit në Jemen.
 
vrasja e policit
(Foto gjatë sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo, momenti i ekzekutimit të rojes së redaksisë)

Bashkëpunëtorët
A ka akoma celula të fjetura?

CNN të shtunën pasdite, ngriti alarmin në këtë kuptim. Dhe disa kanë spekuluan se ka elemente të gatshëm për të goditur përsëri. Janë të lidhura me bandën e vëllezërve Kouachi? Edhe ata do kenë një fillesë jemenitase?

Arratisja
Hayat Boumeddiene, gruaja  e Coulibaly, është nisur në datën 2 nga Madridi drejt Turqisë dhe do mbërritja në Siri në datën hap një tjetër pistë.

Burimet e inteligjencës kanë zbuluar se vëllezërit kanë disa të afërm të cilët kanë shkuar në Siri për t'u bashkuar me grupet e armatosura. A janë këtë janë persona që kanë ndihmuar Boumeddiene? Është vetëm një lidhje familjare, apoështë një sistem i organizuar që vepron? Hayat, sipas hetimeve, ka udhëtuar me aeroplan me një person tjetër me të cilin ndau një dhomë të vogël hoteli. Turqit thonë se ai do të quhet Mehdi Belhoucine Sabry, 23 vjeç. Kush është ai?

Hayat Boumeddiene
(Në Foto: Hayat Boumeddiene, gruja më e kërkuar aktualisht në Francë)
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar