GJKKO ndryshon masën e sigurisë në 'arrest shtëpie' për Arben Carën, i përfshirë në korrupsion për lirimin e një të burgosuri

GJKKO ndryshon masën e sigurisë në 'arrest shtëpie' për Arben Carën, i përfshirë në korrupsion për lirimin e një të burgosuri

Mimoza Margjeka dhe Arben Cara, seancë e mëparshme

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë nga 'arrest me burg' në 'arrest shtëpie' për Arben Carën, i përfshirë në korrupsion për lirimin e një të burgosuri.

Cara është bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjekës, ndaj së cilës është caktuar gjithashtu masa e sigurisë 'detyrim paraqitje'.

Të dy ata akuzohen se kanë marrë 6 mijë euro për ndryshimin e masës së sigurisë për Orion Balin, i cili është në burg për trafik klandestinësh.

Të përfshirë në këtë skemë korrupsioni ishin dhe avokati dhe vëllai i Orion Balit, Skënder Damini dhe Nejton Bali si edhe sekseri Kaludio Zhilla të cilët aktualisht janë nën masën 'arrest me burg'.

Avokati Skënder Damini që mbronte Orion Balin përmes njohjeve të tij ka ndërhyrë që përmes ryshfetit ta nxirrte atë nga burgu, duke i kërkuar 6 mijë euro, ku të gjitha komunikimet dhe takimet e avokatit mes vëllezërve Bali me të ëmën kanë qenë të përgjuara dhe vëzhguara nga SPAK.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri