Gjykata e Posaçme ka dënuar sot (11 Dhjetor) me 4 vite burgim në total 2 persona të pandehur, për akuzën e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, pasi të pandehurit kishin pranuar aktet e dosjes së SPAK, GJKKO ka dhënë 3 vite burgim, i konvertuar në 2 vite izolim, për Arben Tushën, ish-zyrtar i Burgjeve, banues në Tiranë, i cili do e vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme.
Dhe 1 vit heqje lirie e konvertuar në 8 muaj për Ded Ndojin, banues në Lezhë, teksa në bazë të Nenit 59 iu pezullua si dënim dhe u kthye në 16 muaj shërbim prove.
Arben Tusha, me masë arresti në burg në mungesë, sipas GJKKO-së e humb edhe të drejtën e pjesëmarrjes në funksione publike apo administratë për 5 vite.
Në muajin Shtator 2022, ish-specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme e Burgjeve Arben Tusha, u shkarkua nga detyra pranë Sektorit të Gjendjes Gjyqësore, pas denoncimit.
Nëpërmjet ryshfetit, ai pajisi një qytetar me vërtetim të gjendjes gjyqësore me të dhëna të rreme, ku nuk dokumentohet dënimi që kishte marrë.
Më parë ishin pezulluar nga detyra edhe dy punonjës të tjerë për këtë rast, që nuk kishin bërë mbikëqyrjen e Tushës. Denoncimi u bë nga një qytetar, se një zyrtarë i zyrës së Gjendjes Gjyqësore i kishte kërkuar 600 euro në mënyrë që t’i pastronte atij dëshminë e penalitetit.
Vetë qytetari tregoi se në vitin 2012 është dënuar me 8 vite burg, dënim të cilin e ka shlyer në vitin 2017 dhe i është kërkuar ryshfet për dokumentin e dëshmisë së penalitetit.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Dhjetor, 10:15
Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?
-
Veliajt
63.3%
-
Berishës
24.5%
-
Nuk e di
12.3%
Vota total: 4517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha sulmon sërish SPAK-un: Skapi i partisë është në duart e Ramës, e ndërsen ndaj cilitdo që ai do vet! Pensionistët trajtohen si qentë gjermanë
11 Dhjetor, 19:00
-
Veliaj pritje për krerët fetarë dhe trupin diplomatik me rastin e festave: Një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën
11 Dhjetor, 18:13
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, në pranga tutorja nga Azerbajxhani! Rekrutonte të huaja, i kërcënonte kur donin të largoheshin! 6 në hetim
11 Dhjetor, 16:23
-
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
11 Dhjetor, 15:46
-
Policia i kap mat duke vendosur baste sportive, 8 persona në pranga në Tiranë! 4 në hetim
11 Dhjetor, 15:44
-
Ndezi Londrën me nokaut, Bermeta arrin numra historik në boks: Në 2025 do të jem mes 10 më të mirëve në botë
11 Dhjetor, 15:23
-
Basha: Rama në konflikt interesi me SPAK, i ushtron trysni
11 Dhjetor, 15:08
-
Familja e Saimir Sulës proteston para kryeministrisë, kërkohet leja për ADN-në e zemrës
11 Dhjetor, 14:18
-
Altin Dumani kampion anti-korrupsion nga DASH, Lapardhaja në Report Tv: Mesazh për atë që do vijojë të bëjë politika amerikane! Priten shpallje të tjera 'non grata'
11 Dhjetor, 14:08
-
Tenderi i rikonstruksionit të 4 komisariateve, shtyhet seanca paraprake për Plarent Ndrecën
11 Dhjetor, 13:22
-
Konferenca e Kryetarëve debate për interpelancën e Bardhit për Ramën! Rrëzohet ngritja e Komisionit të Posaçëm 'Pakti i fëmijëve'! U kërkua nga 'Djathtas 1992'
11 Dhjetor, 13:13
-
Përballja Gazment Bardhi-Edmond Sula në gjyq, dështon seanca e parë në GJKKO! Ish-drejtori i policisë Shkodër paditi deputetin për akuzat lidhur me Sky Ecc
11 Dhjetor, 13:00