Përfundon gjykimi për një pjesë të dosjes 339! Gjykata rrëzon akuzat për grup të strukturuar kriminal, ja dënimet për 8 të akuzuarit

Përfundon gjykimi për një pjesë të dosjes 339! Gjykata rrëzon akuzat për grup të strukturuar kriminal, ja dënimet për 8 të akuzuarit

TIRANË- Nipi ish-deputetit Arben Ndoka, Vilson Ndoka dhe kampioni i botës në mundje Elis Guri janë dënuar nga Gjykata e Posaçme si persona të përfshirë në trafikun e drogës.

Me ta janë dënuar edhe 6 bashkëpunëtorët e tyre të arrestuar në qershor 2018 si pjesë e operacionit "West univers“. 8 të pandehurit kanë marrë pafajësi për akuzën e grupit kriminal ndërsa u hetuan edhe si pjesë e dosjes 339/3.

9.4 vite burg do të shlyej nipi ish-deputetit, ndërsa sportisti Guri është dënuar me 4 vite e tetë muaj dënime finale këto pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe uljes me 1/3.

I kontaktuar nga Report Tv mbrojtësi i Gurit Avokat, Arbër Hoxha u shpreh se vendimi është i pambështetur në ligj dhe në prova, e ka paralajmëruar ankim në apel.

"Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, ku në përfundim të gjykimit ka deklaruar fajtore të pandehurit për kryerjen e veprës penale të "Prodhim dhe shitje të lëndeve narkotike në bashkëpunim", parashikuar nga Neni 283/2  i Kodit Penal.

Megjithatë Gjykata e Posaçme ka rrezuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryer nga grupi i strukturar, akuza këto të parashikuara nga Neni 333/a dhe 334 te Kodit Penal.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar më herët të pandehurve do t'i ulet një e treta e dënimit.

Të pandehurit janë dënuar përkatësisht
1. Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.
2. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.
3. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.
4. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim.
5. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,4 vite burgim.
6. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim.
7. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim"
, thuhet në njoftimin zyrtar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend