Nga 'Santa Quaranta' te 16 apartamente, GjKKO konfiskon pasurinë e Kelmend Balilit! 40% e saj i kalojnë shtetit

TIRANË-  Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin e pasurive të Kelmend Balilit, i njohur ndryshe si "Eskobar i Ballkanit", ku 40% e tyre do 'i kalojnë në pronësi të shtetit. Mes pasurive të sekuestruara ështe edhe "Santa Quaranta", resorti në qytetin e Sarandës, biznese dhe 16 apartamente nga 42.5 m2 deri në 91 m2.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.18, datë 21.09.2020, vendosi : ⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë :

Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.
Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:
⦁ Apartament me sipërfaqe 53.5 m2

Apartament me sipërfaqe 67 m2
Apartament me sipërfaqe 91 m2
Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
Apartament me sipërfaqe 57 m2
Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
Apartament me sipërfaqe 57 m2
Apartament me sipërfaqe 67 m2
Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
Apartament me sipërfaqe 67 m2
Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
Njësi me sipërfaqe 120 m2
Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
Apartament me sipërfaqe 66 m2
Apartament me sipërfaqe 67 m2
Apartament me sipërfaqe 72.5 m2
Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë",
njofton GJKKO.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:03
Kush është Kelmend Balili i konsideruar si ‘peshku i madh’...që iu sekuestrua pasuria

Por kush është Klement Balili? Ai ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës në 2016, emëruar nga LSI-ja. Pikërisht në këtë vit nisi edhe historia. Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit. Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare. Ai është pronar i disa bizneseve duke filluar nga “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel Olivia në bregdetin e Butrintit, ndërkohë që së bashku me vëllezërit e tij ka qenë pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk” në qarkun e Vlorës dhe disa bizneseve të tjera.

Pas shpalljes në kërkim atij iu bllokuan asetet që kishte në pronësi, ndërsa dështuan disa operacione për ta prangosur, por më pas ai u vetëdorëzua. Për arrestimin e Balilit nuk kanë munguar dhe qëndrimet e selive diplomatike. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu gjatë mandatit që shërbeu në Shqipëri e cilësoi “peshk i madh”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 22/09/2020 23:51

    VAZHDONI DJEMA MERRUNI PRAPE ME DROGE SE KA NEVOJE SHTETI PER PARA SE ESHTE KOHE KRIZE TANI,,,JU RRINI NEPER BURGJE SHTETI HA E PI ME LEKET E JUAJA....J.Q.T..

    Përgjigju
  • Demokrat Dhjetori: 22/09/2020 15:23

    Po apartamentet ne Sarande te kuksianit Fatos Hoxha kur do sekuostrohen si korupsioni me i ndyre i ketyre viteve... Strukturat e Drejtesise se Re, duhet te fiikoin me peshkaqenet e politikes, ndryshe......

    Përgjigju
  • A. N.: 22/09/2020 14:38

    Dakord qe 40% i pasurise i kalon shtetit po 60% qe tepron ku shkon si rregull?

    Përgjigju
    • Tirona: 22/09/2020 16:51

      Nje pjese nga 60% shkon tek gjykatsi

  • SPAKU: 22/09/2020 14:18

    A e kane kaluar vetingun kete gjykates se dhane kete vendim , shteti duhet ta apeloje

    Përgjigju
  • Landi: 22/09/2020 11:15

    Nje perandori e ter e deklaruar po sa tjeter e pa dekluar? Prona te pafundme te fituara me trfiqe tendra me miliona te perfitura nje perandori e tere pasuri qe shteti duhet ta sekuestroj por edhe ta hetoj sepse politika eshte ezhytur thelle.

    Përgjigju
  • Mondi Barcelona: 22/09/2020 11:13

    Po Likja qe i ka dale garant apo sdi ku te futet vete Like ziu

    Përgjigju
  • Plepi i thate: 22/09/2020 11:13

    Hej gjykate me te lumsha, sekuestrimi me 40 % eshte tallje, pasi asnjehere nuk shiten keto prona por ngelen te konservuara per ti rimarre perseri kur te dale nga burgu per sjellje te mire.

    Përgjigju
  • eli: 22/09/2020 09:21

    Po 60%?

    Përgjigju
  • Rika: 22/09/2020 09:19

    Ja moret pronat Ilir Metes te shkret

    Përgjigju
  • koli: 22/09/2020 09:13

    Ja cfare ben greku. K Balili ishte burre i mire dhe me reputacion te mire ne ate zone. Cdo gje e ben greku per te krijuar percarje. I bej thirrje shtetit mos te bier pre e dezinformimeve te agjenturave greke.

    Përgjigju
    • Vlora: 22/09/2020 14:04

      Balili te emerohet minister i brendeshem ..ket paturpesi ja beri amerika ..ai eshte i ndershem dhe puntor..patjeter qe pronat i ka te veta dhe nuk ja merr dot njeri ..pasi do mbaroj denimin te kerkoj demshperblim nga shteti se po e mbajn kot ne burg .e futen ne burg kot se kerkonin para gjukatesit po balili ska pse jep lek per arsye se nuk perfshihet me bandat dhe rrugacet se nuk ka ber as kontrabant edhe asgj ..

    • Biku: 22/09/2020 10:04

      Hahaha klementi eshte nje trafikant i ndershem

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal