Gjobë dhe heqje kujdestarie për prindërit që ekspozojnë fëmijët në rrjete sociale? Debate në 'Esencë'

Një debat i vazhdueshëm bëhet për ekspozimin e fëmijëve në rrjete sociale. Çështje sigurie çështje imazhi dhe privatësie,të gjitha bashkë vazhdojnë të mbeten një pikë e fortë debati.

Me kreun e CRCA, Altin Hazizaj dhe me tre  mama blogere Ilda Mema, Enida Bici dhe Keisli Alia biseduam në “Esencë” për qëndrimet pro dhe kundër ekspozimit të fëmijëve në rrjetet sociale.

Një pikë e rëndësishme për tu veçuar për Altin Hazizajn është fakti që prindërit mendojnë se kanë të drejtë mbi fëmijët e tyre. Në fakt të drejtat sipas tij,janë të fëmijëve,vendimet  e prindërve karshi tyre duhen peshuar me kujdes.

Ndërsa Ilda Mema,një mama modele, në Skype nga Italia ndau qëndrimin e saj në lidhje me ekspozimin e djemve në rrjet. Një prej arsyeve me të cilën Ilda mbrojti tezën se ekspozimi i fëmijëve në rrjet është diçka që duhej bërë,është faki që ajo me të birin e ka bërë për të ndërgjegjësuar ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe,siç në këtë rast është autizmi.

Ndërsa për Keislin është një komunitet i krijuar prej vitesh tashmë që para se e bija Solen,të vinte në jetë. Ajo paguhet 3-5 mijë euro në muaj nga reklamat në Instagram për kompani të ndryshme. Ajo i sheh njësoj rreziqet tek fëmijët dhe kujdesin për to,si të ekspozuar apo anasjelltas. Sipas ekspertit Hazizaj nevojitet vigjilencë dhe shumë kujdes në mënyrën si zgjedhim të ekspozojmë fëmijët në rrjetet sociale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Olsi Rama hedh poshtë akuzat për lidhjet me drogën: Vijnë nga një i paburrë, kanakar i sharlatanit famëkeq! Teatër kukullash

Olsi Rama hedh poshtë akuzat për lidhjet me drogën: Vijnë nga një i paburrë, kanakar i sharlatanit famëkeq! Teatër kukullash