'Media' rrëzon dekretin e Metës për paketën 'Anti-shpifje'! Gjonaj debate me Fatjona Dhimitrin: Nuk jam në Prokurori

Pas shumë debatesh, Komisioni i Medias ka rrëzuar këtë të enjte dekretin e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend për rishikim të Paketës Anti- Shpifje. I pranishëm në këtë komision ishte edhe këshilltari ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj, i cili u shpreh se disa dispozita të kësaj pakete bien në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtës së lirisë së shprehjes.

“Një pjesë e dispozitave të ligjit janë hap me tendencë pozitive. Presidenti vlerëson ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Konstatohet se disa dispozita bien në kundërshtim me parimet kushtetuese, sigurinë juridike, mbrojtjen e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe shtypit. E nevojshme që dispozitat të rishikohen, pasi përbëjnë rrezik të interesit publik. Këto dispozita përmbajnë elemente të censurës. U jepet fuqi për masa ndëshkuese para se të ketë një vendim të formës së prerë. Masat ndëshkuese krijojnë hapësira që të aplikohen ndaj mediave online që janë kritike me qeverinë apo nuk i përshtaten vullnetit të saj. Një situate e tillë do e vendoste vendin në kufijtë e autoritarizmit dhe do ndikonte në procesin e integrimit europian. Ligji nuk sjell rregullimin e pritshëm”, tha Dervishaj.

Ndërkohë në këtë Komision ka patur debate edhe mes ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe kryetares së Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, ku kjo e fundit e ka akuzuar ministren se po gënjente. Ndërsa ministrja ka kërkuar të ruhej qetësia ndërsa pyetjeve të Fatjona Dhimitrit nuk i është përgjigjur. Gjonaj për sa i përket dërgimit të paketës Antishpifje në Komisionin e Venecias është shrehur se cdo sugjerim do të merret për bazë. 

“I qëndrojmë argumentet tona për pasojat që tregu i parregulluar ka sjellë. I qëndrojmë kërkesës për rrëzim të dekretit të presidentit. Qëllimi i paketës anti-shpifje, vendosja e rregullave për të parandaluar cenimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat e fëmijëve përmes një procesi të shpejtë administrativ dhe efikas. Një sërë vende si Gjermania apo Kroacia, kanë miratuar paketa më të ashpra anti-shpifje, duke njohur shpifjen si vepër penale. Ligji ka të bëjë me rregullimin e tregut të gazetarëve. Në përgatitjen e paketës kemi punuar me OSBE e Këshillin e Europës”, theksoi Gjonaj.

Paketa anti shpifje u rrëzua një ditë më parë edhe nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese. Për paketën antishpifje ka kërkuar opinionin e Venecias edhe Këshilli i Evropës, ndërsa Venecia ka bërë të ditur se tashmë ligjet do të shqyrtohen më muajin mars të këtij viti.  Presidenti Ilir Meta, paketën "anti-shpifje" e ktheu më 12 Janar.  

Kreu i shtetit pretendonte se ligji i miratuar shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik. "Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit". Sipas Ilir Metës, paketa e miratuar është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu ai thekson se "shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut".

Shqetësimi kryesor i Presidentit lidhej me fuqinë që i jepet AMA-s dhe faktin që gjoba nuk pezullohet pa folur gjykata, por duhet të ekzekutohet. Kreu i shtetit akuzon qeverinë se përmes këtij ligji po tenton që të kapë median.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
'Po gënjeni', Gjonaj debate me Fatjona Dhimitrin tek 'Media' për dekretin e Metës: Nuk jam në Prokurori (VIDEO)

Edhe në komisionin e Mediave ka pasur debate që në nisje për sa i përket shqyrtimit të dekretit të Presidentit Meta për kthimin e paketës së Antishpifjes. Teksa ministrja Etilda Gjonaj rendiste sipas saj arsyet pse duhet të rrëzohet dekreti i Metës, kryetarja e Komisonit i tha se ajo po gënjen. Kjo e fundit i theksoi se KiE tha dje se nuk ishin marrë parasysh sugjerimet e saj për këto ligje. Në këtë moment ka reaguar edhe Gjonaj duke i thënë se nuk është në prokurori.

“I qëndrojmë argumentet tona për pasojat që tregu i parregulluar ka sjellë. I qëndrojmë kërkesës për rrëzim të dekretit të presidentit. Qëllimi i paketës anti-shpifje, vendosja e rregullave për të parandaluar cenimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat e fëmijëve përmes një procesi të shpejtë administrativ dhe efikas. Një sërë vende si Gjermania apo Kroacia, kanë miratuar paketa më të ashpra anti-shpifje, duke njohur shpifjen si vepër penale. Ligji ka të bëjë me rregullimin e tregut të gazetarëve. Në përgatitjen e paketës kemi punuar me OSBE e Këshillin e Europës”, theksoi Gjonaj.

Fatjona Dhimitri: Si mund të gënjeni publikisht të thoni se ligji është konsultuar e dakordësuar me organizmat ndërkombëtare.

Gjonaj: Nëse doni të dini qëndrimin e qeverisë vazhdoj, nëse jo unë largohem. OSBE jo vetëm e mbështet ligjin, por do e monitorojnë zbatimin dhe hartimin e akteve nënligjore.

Gjonaj: Nuk është hera e parë që veprohet në këtë mënyrë, për të kërkuar mendime Komisionit të Venecias. Nuk është habi që Komisioni i Venecias do të sjelli rekomandim do të reflektojmë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot