Gjonaj takim me prokurorë e gjyqtarë në Shkodër: Paanësia e vendimeve tuaja, thelbi i drejtësisë! Qytetarët dhe partnerët tanë presin rezultate

Sot ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, së bashku me përfaqësuesen e UNDP-së në Shqipëri, Limya Eltayeb, ambasadorin austriak Christian Steiner dhe drejtuesen e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungerzboeck, zhvilluan një sërë takimesh në Shkodër,  kryesisht për ndihmën ligjore falas.

Ministrja Gjonaj dhe partnerët ndërkombëtarë zhvilluan një takim me gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave dhe prokurorive të Rrethit dhe Apelit Shkodër. Gjonaj theksoi rolin e gjyqtarëve në procesin e ndihmës ligjore falas. Ministrja theksoi se ky takim u shërben përpjekjeve dhe angazhimit në përparimin e arritjeve, përparësive dhe objektivave të vendosura për reformën në Drejtësi, por edhe për të bashkërenduar proceset e ndërsjella të punës.

"Kemi arritur që të bëjmë funksionale një arkitekturë të tërë institucionale, për t’u rikthyer besimin e qytetarëve në një sistem gjyqësor të bazuar në integritet, transparencë, profesionalizëm, efikasitet dhe mbi të gjitha, pavarësi"-tha ajo.

Ndryshimet e reja ligjore, theksoi ministrja, që ndërmorëm së bashku me të gjithë institucionet e drejtësisë por edhe me partnerët kanë si qëllim rritjen e eficencës, uljen e ngarkesës së gjyqtarëve duke përfshirë njësitë e këshilltarëve në gjykata, po ashtu edhe një ndarje të rasteve të korrupsionit të vogël në juridiksionin e prokurorive të zakonshme.

"Pavarësia dhe paanësia e prokurorëve dhe gjyqtarëve është thelbi i kësaj reforme të pandikuar në hetimin dhe gjykimin e çështjeve nga asnjë faktor. Kjo armë e fortë që ju është dhënë magjistratëve nga kushtetuta dhe ligji duhet të përdoret vetëm në dhënien e drejtësisë"-tha ministrja.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit po ashtu siç nënvizoi ministrja, janë dy prioritete, në të cilat jo vetëm qytetarët, jo vetëm ne por edhe partnerët tanë presin të shohin rezultate.

"Jemi në një moment historik që duhet të bëjmë sukses të gjithë bashkë"-tha Gjonaj.

Reforma në Drejtësi është shumëdimensionale duke përfshirë edhe atë, të cilën përbën parimin e aksesit të qytetarit në sistemin e drejtësisë, që e arritëm me ngritjen e një sistemi tërësisht të ri të ndihmës ligjore falas.

Për herë të parë ndihma ligjore falas ofrohet për të gjitha natyrat e çështjeve, duke rritur numrin e qytetarëve që përfitojnë nga ndihma ligjore, por gjithashtu duke vendosur si kërkesë ligjore që ndihma dytësore të jepet me vendim gjykate, si një garant i vlerësimit të kushteve në mënyrë objektive.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS