Gjosha në Report Tv: Shqipëria nuk mund të ndahej nga Maqedonia! BE në një lojë shahu për lidershipin brenda saj

TIRANE- E ftuar në studion e Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo, ish-deputetja e LSI Klajda Gjosha deklaroi se në vend ka pasur një histeri për t'iu kundërvënë presidentit francez Emanuel Macron pas vendimit për shtyrjen e negociatave. Gjosha tha se ishte e vështirë të ndahej Shqipëria nga Maqedonia e Veriut, prandaj vendimi u mor në bllok për të dyja vendet.

"Unë e kam thënë disa herë që ishte e vështirë të ndahej Shqipëria nga Maqedonia. Dhe asnjëherë nuk do mund të merrej vendimi për Shqipërinë të ndarë nga Maqedonia. Ka pasur një histeri për t'iu kundërvënë Macronit. BE tashmë është një lojë shahu se kush do të jetë vendi lider i Këshillit. Gjermania ka probleme e saj të brendshme. Nuk dihet se kush do të jetë qeveria e ardhshme e Gjermanisë. Tezat e Macron sot po fitojnë. Një prej tezave të tij ka të bëjë me reformimin e BE. Komisioni rekomandoi hapje pa kushte. Por komisioni shikon vetëm letrat, ndërsa vendet anëtare ndeshen me problematikën reale. Ka pasur një moskomunikim shumë të gjatë të institucioneve.

Këtu është vendosur në një sfidë shumë të madhe realiteti i vendit. Sot është kusht. Do duhet të vërtetohet nëse zgjedhjet janë legjitime apo jo. Pushteti lokal është pezull sepse të gjithë ata njerëz janë të emëruar nuk janë të zgjedhur. Ky është një ndër kushtet më thelbësore. Shqipëria do duhet të kryejë zgjedhjet për të parë nëse i ka plotësuar kushtet që ka vendosur Bundestagu. Nuk mund të shkohet me arrogancë në BE pa i plotësuar kushtet", u shpreh Klajda Gjosha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 22/10/2019 09:20

    Ik moj surratnallone se sharebajge e leshitlikes je dhe ti , ju e kenaqet kur isht ne pushtet tani rrini rrugeve me shpellaret e unazes,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen