Gjosha për Report Tv: Presidenca e OSBE përgjegjësi për qeverinë! Nuk e kemi nisur me këmbë të mbarë me 'anti-shpifjen'

TIRANE - Që prej 1 Janarit Shqipëria ka marrë kryesimin e presidencës së OSBE-së. Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, marrja e presidencës është një përgjegjësi për qeverinë shqiptare e cila fatkeqësisht sipas saj nuk ka filluar me këmbë të mbarë.

Shqipëria merr presidencën e OSBE çfarë prite që t'i sjellë Shqipërisë?

Gjosha: Siç e dini OSBE është një nga organizatat më të rëndësishme, sidomos kur kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut. Marrja e kësaj presidence do të jetë një përgjegjësi si për qeverinë shqiptare ashtu dhe për imazhin që Shqipëria duhet të japë. Ajo që dua të theksoj është se fatkeqësisht ne nuk e kemi nisur me këmbë të mbarë, sepse presim këtë presidencë me një nga ligjet që bie ndesh me të drejtën e fjalës, pikërisht ligji anti-shpifje. Në këtë këndvështrim nuk është një hap dhe model i mirë. Shqipëria gjithashtu duhet të jetë një vend që siguron zhvillim e zgjehdjev të lira. Shqipëria nuk është se jep mesazhin më të mirë dhe këtu do të duhet të vetëkorrigjohemi gjatë këtij viti.

Për Gjoshën edhe pse për herë të parë vendi ynë merr një rol të rëndësishëm ende nuk ka një klasë politike e cila të ketë maturinë e nevojshme për të zgjidhur krizën.

Mendoni se marrja e kryesisë mund të zgjidhë krizën politike në vend dhe politika të bëhet më e përgjegjshme?

Gjosha: Mendoj se nuk do të kenë lidhje me njëra tjetrën. Fatkeqësisht ne nuk qeveri që i shtrijnë dorën e opozitës në momente kyçe siç është kryesimi i OSBE. Nuk kemi parë një bashkëpunim të tillë. Unë nuk e shoh dialogun politik  në vend si pjesë të kulturës politike. Ekziston një mentalitet shumë përçarës. Duhet t'i japim fund liderëve karizmatikë.

Duke u ndalur tek mini-shengeni ballkanik, Gjosha thekson se ka mungesë transparence që ngre dyshime të mëdha.

 

VIDEO/Intervista e plotë

"Nuk besoj se askush nga ne mund të dalë kundër një   bashkëpunimi rajonal. Edhe Shqipëria është pjesë e globalizmit  që duhet të përballet me sfidat e globalizmit. Dhe në këtë vështrim të gjitha vendet e rajonit duhet të bashkëveprojnë me njëra tjetrën. Por ka një por për momentin që ne zgjedhim dhe këtu ngre pikëpyetjet e mia përse bashkëveprohet vetëm midis disa vendeve. Përse vrapohet drejt këtij bashkëpunimi pa Kosovën? A mund të ketë një bashkëpunim ekonomik pa një trakt paqeje Kosovë-Serbi? Këtu ngrihen shumë pikëpyetje çfarë përfiton Shqipëria nga ky bashkëpunim, ka një bilanc dhe çfarë përfitojmë? Duhet bërë një bilanc se ku na çon kjo nisëm. Këtu nuk dimë se ku na çon kjo marrëveshje e kujt ishte ideja dhe mungesa e transparencës e bën minishengnit me dritë hije të mëdha", thotë Gjosha.

Për Gjoshën 9 kushtet e Bundestagut gjerman, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reforma zgjedhore dhe implementimi i saj janë kushte që vendit t'i mundësohet përshpejtimi i hapjes së negociatave.

Marrja e presidencës së OSBE a do të ndihmojë në përshpejtimin e hapjeve të negociatave të Shqipërisë?

Gjosha: "9 Kushtet e Bundetagut janë ato të cilat formojnë një pasqyrë të qartë që duhet të plotësojë Shqipëria. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reforma zgjedhore dhe implemtini i reformës zgjedhore. Ne mbetemi ende te pjesa e shkruar bukur në letër por larg implementimit. Është një rrugëtim i gjatë. Drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të menjëhershme dhe ne jemi shumë vonë. Presidenca e OSBE mund të ndihmojë nëse ne do të kryejmë mirë detyrën tonë".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 07/01/2020 16:34

    Ai lopcari Meta e ka mare bllokun per ne OSBE?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet