Gjovalin Lazrit i akordohet titulli “Mjeshtër i madh”, i biri: Kontribuoi që të çonte artin shqiptar përpara!

Artisti, kompozitori dhe pedagogu i njohur Gjovalin Lazri u vlerësua me titullin “Mjeshtër i madh” nga Presidenti i vendit Ilir Meta para disa ditësh. Djali i tij, Gjergj Lazri rrëfen emocionet e të atit, për këtë vlerësim që shumë artistë të tjerë, e kanë konsideruar të vonuar.

“Shumica e quajnë të vonuar, ndoshta edhe është i tillë, por vlerësimi është gjithmonë vlerësim. Për mua ka rëndësi që ai këtë vlerësim e ka marrë ndër vite, ndonëse formaliteti u krye mbase me pak vonesë unë jam shumë i gëzuar, q e morëm në këtë moment, edhe pse shëndeti i tij është i pamundur”, rrëfen Lazri.

Për disa dekada Lazri ka qenë drejtues i Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ në fushën e pedagogjisë artistike, duke sakrifikuar kështu edhe karrierën e tij artistike si violonçelist.

“Unë vet jam rritur në korridoret e liceut, edhe e kujtojë si një periudhë shumë të bukur të jetës sime, duke u rritur në ato ambiente. Babai ka pas vërtet një karrierë si violinccelist vet, por më pas iu dedikua shkollës, edhe aq sa thonë edhe të tjerët, ‘nuk arriti që të dilte për vete, por më shumë kontribuoi që të çonte artin shqiptar përpara’”.

Teksa e pyesim se cilët janë artistët, që kanë dalë nga puna që profesor Lazri ka bërë në lice, na tregon se

“Para disa muajsh, babai i dha një intervistë Inva Mulës, edhe tha: “Nëse lë jashtë një, është njësoj, sikur të lë djalin tim”. Por, sidoqoftë Granit Kamberi, Arben Skënderi, Vlorent Xhafaj, Sazan Binjaku edhe shumë të tjerë, që janë në të gjitha institucionet qendrore, në Shqipëri edhe nëpër botë”.

Gjergj Lazri na rrëfen edhe gjendjen e të atit, në këto ditë të vështira për të

“Babai të them të drejtën është sëmurë. Unë jam i gëzuar që arrita të vij, në një moment të vështirë, por arritëm që të komunikonim ditët e para. Mamaja është gruaja heroinë, që i ka qëndruar në këmbë. edhe tani që ai është në shtrat, ajo luan disa pjesë në piano edhe kjo gjë i jep shumë paqe”, përfundon Lazri.

Gjergj Lazri duke iu referuar edhe fjalës së Presidentit Meta, mendon duhet një punë shumë më e madhe për njohjen e punës së këtyre profesionistëve, që kanë dhënë kontribut në zhvillimin e artit dhe kulturës në Shqipëri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Pogradec/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës