Gjuha e folur, në lajme dhe programe informative nuk respekton parimet gjuhësore, AMA: Të respektohet standarti i gjuhës shqipe në transmetimet televizive

Gjuha e folur, në lajme dhe programe informative nuk respekton parimet gjuhësore, AMA: Të respektohet standarti i gjuhës shqipe në transmetimet televizive

Foto ilustruese

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka kryer një monitorim në të gjitha mediat e vendit për respektimin e stadarteve të gjuhë shqipe të folur e të shkruar ku u vërejtën shumë mangësi.

Sipas AMA-s ka mangësi të respektimit të gjuhës letrare shqipe në programet televizive apo ato informative.

Në televizionet informative, në shkrimin e titrave, por dhe në televizione kombëtare, në titrat e edicioneve informative, vijon të mos përdoret germa  “Ë”, (e madhe) dhe “Ç” (e madhe), gjë që vihen re shpesh pavarësisht se ka një rregullim në këtë aspekt.

Ndërkohë në mjaft raste të tjera, në të  njëjtat televizione, sidomos në përkthimin e filmave e dokumentarëve, germat “Ë”, “ë”, “Ç”, “ç”, përdoren sipas normës drejtshkrimore.

Sipas AMA-s rastet e mësipërme nuk janë spontane, por dukuri që përsëriten. Si të tilla ato cenojnë e vështirësojnë komunikimin me publikun, dëmtojnë e deformojnë gjuhën, ndikojnë negativisht sidomos në formimin gjuhësor të fëmijëve si dhe përbëjnë shkelje të ligjit e të Kodit të Transmetimit të AMA-s.

“Transmetimet audiovizive kanë një rol dhe ndikim shumë të rëndësishëm tek ndjekësit, jo vetëm për informim, edukim dhe argëtim, por dhe për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe. Standardi i shqipes së folur dhe të shkruar është përgjegjësi redaksionale, si pjesë e shërbimit dhe angazhimit të tyre për përmbajtje sa më cilësore dhe të shumëllojshme.

AMA do të vijojë monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve edhe sa i takon respektimit të kërkesave për shqipen e folur dhe të shkruar, me pritshmëri maksimale që të gjitha OSHMA-të do të ndjekin me seriozitet dhe profesionalizëm këto aspekte”, thuhet në deklaratën e AMA-s

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë