I fundosin përgjimet/ Burg 2 të rinjve të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Bilali, ekzekutori ndodhet në Shkodër

Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali më 30 mars, kanë mohuar lidhjen me ekzekutimin mafioz të ndodhur në Shkodër, por i fundosin përgjimet ambientale. Arsen Stojku dhe Milsim Rama, 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës dolën sot para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë, ndërsa janë lënë në burg pa afat. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më të lehtë, por gjykata e rrëzoi duke i lënë në qeli.

Dy të rinjtë kanë mohuar që të kenë lidhje me vrasësin e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. Por gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja shprehet se bazuar te burimet e tij, ka përgjime ambientale që hedhin poshtë pretendimet e dy të rinjve, që vërteton se kishin dijeni për vrasjen. Ekzekutori kryesor që qëlloi ndaj tyre, është ende në kërkim, Ibrahim Lici, i cili dyshohet se nuk është larguar jashtë vendit, por ndodhet në Shkodër.

Pas atentatit të vëllezërve Bilali që u vranë në derën e shtëpisë në lagjen "Kiras", policia gjeti ende të padjegur përfundimisht makinën e parë me të cilën u arratisën autorët. Aty dyshohet të jenë gjetur edhe gjurmët që i lidhin dy të arrestuarit me krimin e rëndë. Report Tv mësoi se para hetuesve, Arsen Stojku dhe Mislim Rama që kanë lidhje farefisnore me fisin Lici, thanë se vetëm e kanë lyer makinën, por nuk kanë lidhje me vrasjen.

Ata janë nën akuzë si bashkëpunëtorë në vrasje. Astrit Bilali ishte babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit "Bajri" në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Brahim Bilali ishte drejtues i shoqatës "2 Prilli". Ibrahim Lici është nipi i Fatbardh Licit i vrarë më 8 gusht 2018 dhe djali i Mustafë Licit, anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe drejtues i partisë Mendimi i Djathtë Liberal. Nga ana tjetër viktima Fatbardh Lici është kunati i Lulzim Kullës, biznesmenit të njohur ndaj të cilit u bë atentat më 13 janar të vitit të kaluar me lëndë shpërthyese ku mbeti i plagosur.

Ibrahim Lici në kërkim dhe dy të arrestuarit Arsen Stojku dhe Mislim Rama

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per fierin: 30/04/2019 04:44

    O fieri per ca e diftunen vedin lict mor te q**** gjakun apo se jan te pabes, sikur tan shkodren me vra kush per trima si merr as si rr*het kuj per ta.

    Përgjigju
  • Kojshia per fierin: 29/04/2019 17:47

    O fieri ore vellaaaaa po ku di gje ti o i uruar cfar jan licte e cfar eshte shkodra , rri andej tkeqen vllai shit naj kile ashash se je mire

    Përgjigju
  • ejajjajaa: 29/04/2019 13:43

    mjeda e stajka vec per tave dheu e mbajtje derrash jane njofte,, ku i paskan gjete keto fshatare grupi i llamarinave.

    Përgjigju
    • Naqja: 30/04/2019 11:43

      Lepurushat e vegjel kane hy ne valle

    • Naqja: 30/04/2019 11:42

      Me zor po presim levizjen e radhes nga ato qe jane ne burg

    • Hahahah: 29/04/2019 17:50

      Skema te toto riines hahahah , mezi po pres te vije fundi i filmit se shume afer eshte ..... vec te presim sa te beje naj levizje nga burgu ai toto riina i i dyte ai i vogli qe eshte brenda ne rotterdam

    • Fier 2019: 29/04/2019 13:57

      Leri llamarinat o shoku se Lict e kan treguar kush jan rini te qet si ti si kojshia

  • Kojshia: 29/04/2019 12:34

    Ku e keni ne plan me i qu ne burg kto kecat e vegjel se tapo i rjepin per b***sh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive