Nuk lejonte fëmijët të shkonin në shkollë/ Lihet në burg babai radikal, avokati: I bindur në pafajsinë e tij, është besimtar (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot arrest me burg për radikalin mysliman Roland Kryemadhi i cili nuk lejontë fëmijën të shkonin në shkollë, ndërkohë që gjatë aksionit për arrestimin ai kundërshtoi dhe kërcënoi policinë me armë.

“Është i bindur në pafajsinë e tij pasi është dhe besimtar, dhe është i bindur se nuk janë kryer ato vepra penale. Gjithashtu është bërë një kontroll i imtësishëm i banesës dhe nuk është gjetur asnjë armë. Është e vërtetë që ka kundërshtuar policinë për tu shoqëruar në gjykatë, pasi ishte në kushte varfërie ekstreme dhe duhej që të punonte.

Kjo është dhe arsyeja që nuk ka pranuar që të mbrohet me avokat. Gjithçka është e sajuar për të vendosur masën e sigurisë arrest me burg, por ai realisht nuk është person me rrezikshmëri të lartë ndaj është e rëndësishme që ai të ketë një masë më të lehtë pasi duhet të sigurojë të ardhura për familjen,”- është shprehur avokati i tij.

Ngjarja u regjistrua disa ditë më parë në banesën e 37-vjeçari në rrugën “Hazis Suçi” në Kamzë, në momentin që  shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kishin urdhër për shoqëruar forcërisht Roland Kryemadhin në Gjykatë, pasi ky i fundit nuk paraqitej për çështjen penale që kishte në ngarkim për “keqtrajtim të miturish”.

Para trupit gjykues ai tha se e mbron Allahu ndërsa përsëriti se nuk kishte pasur armë. Përfaqësimi i tij përpara togave të zeza u bë me një avokat të caktuar nga familja e tij i cili u shpreh se akuzat e ngritura ndaj tij nuk qëndrojnë pasi sipas tij klienti i tij nuk është një person me rrezikshmëri të lartë.

Roland Kryemadhi para gjykatës

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 07/06/2020 15:51

    Niseni te jetoje ne Afganistan kete talibanin se eshte gabimisht ne kontinentin Europian ky cjapi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës