I dëgjoi 7 orë, gjykata shtyn për nesër vendimin për 29 të arrestuarit në Tiranë për dosjen e tërmetit

TIRANE-Tre ditë pas arrestimit, sot dolën para gjykatës penale të Tiranës 29 të arrestuarit dhe 2 që janë në detyrim paraqitje në lidhje me dosjen e tërmetit të 26 nëntorit të 2019, teksa 11 janë ende në kërkim. Seanca nisi në orën 12:00 dhe përfundoi në orën 19:00, ndërsa vendimi do të jepet nesër për të akuzuarit. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se prokuroria ka kërkuar që 13 prej të arrestuarve të vijojnë që të qëndrojnë në burg, 5 të lirohen nga qelia dhe të lihen në detyrim paraqitje, ndërsa 13 të tjerët në arrest shtëpie.

Lirim nga qelia për të vijuar hetimet në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje, prokuroria mësohet se ka kërkuar për gratë për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore të disave prej tyre. Gjykata dëgjoi sot palët, prokurorinë dhe mbrojtjen dhe në fund vendosi që nesër në orën 10:00 të japë vendimet në lidhje me biznesmenët, ndërtuesit, ish-kryetarët e komunave të Farkës e Kasharit, por edhe zyrtarët e tjerë që prangosi tre ditë më parë.

Por janë të arrestuarit? Mes tyre janë ish-kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku dhe dy të Kasharit, Besnik Fuçia e Faik Fejzo, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta dhe Adhurim Qehahaj, ish-shef i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit.  Ata dyshohen të kenë favorizuar ndërtime jashtë kritereve apo lejeve të lëshuara, për ndërtime të një cilësie të dobët, duke ndërhyrë në strukturë me hollimin e  bazamenteve mbajtëse të tyre. Pas Vorës, Kasharit dhe Farkës, hetimet do të vijojnë për bashkinë e Kamzës dhe të ish-komunës së Dajtit, ku prokuroria do të marrë në dorë të gjitha dosjet e objekteve të shpallura të pabanueshme nga tërmeti në këto zona.

Ndër të arrestuarit e dosjes “tërmeti” është edhe një biznesmen klinike dentare i cili në Kombinat ka kryer punime pa leje në pallatin nga ku ra tulla që i mori jetën Xhesika Biqikut. Gjatë kësaj kohe në prokurorinë e Tiranës kanë mbërritur dhjetëra kallëzime penale, ku banorë të ndryshëm denoncojnë në prokurori dhe polici, pronarët e bizneseve të kateve të para, të cilat i kanë kthyer apartamentet e pallateve të kateve të para në lokale. Rreth një muaj më parë Prokuroria e Durrësit lëshoi 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë, por 9 prej tyre u liruan nga gjykata. Ndërkohë që pritet që të ketë arrestime në Krujë.
1579285002_dosjatermeti.jpeg

Seanca e sotme ne gjykaten Penale te Tiranes

Lista me emrat e personave që kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë
Shpëtim Kërçiku
Shefqet Doda
Gerti Çalliku
Luan Beta-Ish shef urbanistikës Vorë
Fatbardh Plaku-ish-kreu komunës Farkë
Naim Shehi
Hekri Disha
Merita Kushi
Bukurie Halili
Besnik Fuçia-Ish-kreu i komunës Kashar
Faik Fejzo-Ish-kreu i komunës Kashar
Ali Dyrmishi
Muhamed Felahi
Anila Harxhi, arkitekte
Stela Maze
Asqeri Xhanari
Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
Reis Muça
Agim Eski
Qirjako Gjergo
Adhurim Qehajaj
Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
Gëzim Shkalla
Joni Ikonomi
Ermir Çina
Ndoc Pepkola
Zhaneta Tagani
Hodo Gjoni
Artur Skela

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit