S'ka surpriza/ Gjykata u jep mandatin tre kryebashkiakëve të rinj të PS-së (EMRAT)

S'ka surpriza/ Gjykata u jep mandatin tre kryebashkiakëve të rinj të PS-së (EMRAT)

Sot gjykata u kanë dhënë mandatet tre kryebashkiakëve të rinj, Beratit, Dibrës dhe Bulqizës. Gjykata e Beratit i ka dhënë mandatit kryebashkiakut të këtij qyteti të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Ervin Demo. Ish zv/ministri i arsimit ishte në garë në zgjedhjet e 30 qershorit me kandidatin e Bindjes Demokratike, Pavlo Shkarpën dhe Plarent Aleksin, kandidat i pavarur.

Ndërkohë që po sot gjykata u ka dhënë mandatet Dionis Imerajt për Bashkinë Dibër dhe Lefter Allën për Bashkinë Bulqizë. Tashmë pritet miratimi i mandateve për Këshillat Bashkiak e më pas këta të fundit të bëjnë konstituimin për t'ju dhënë mundësinë kryetarëve të dalë nga 30 Qershori të nisin zyrtarisht detyrën.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve, të gjithë kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet. Sipas ligjit është gjykata shkalla e fundit që u jep mandatin fituesve duke i zyrtarizuar në drejtimin e njësive të qeverisjes vendore.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët