Gjykata e Elbasanit e liroi, prokuroria apelon vendimin për Viktor Ymerin, dajën e Edison Harizajt

Gjykata e Elbasanit e liroi, prokuroria apelon vendimin për Viktor Ymerin, dajën e Edison Harizajt

Vendimi për dënimin e Viktor Ymerit dhe nipi i tij i vrarë Edison Harizaj

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka apeluar vendimin e Gjykatës së këtij qyteti për të lënë të lirë Viktor Ymerin edhe pse ai ishte i dënuar dhe i akuzuar për tre vrasje. Gazetari i Report Tv, Elton Qyno raportoi dy ditë më parë që lirimi i Viktor Ymerit do të apelohet ndërsa sot është mësuar që apelimi është finalizuar. Ankimimi i prokurorisë është bërë në në Gjykatën e Apelit  pasi pretendon se lirimi I tij ishte i jashtëligjshëm. Prokuroria thotë se gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës të kryera në burg.

Viktor Ymeri ose siç njihet ndryshe në Vlorë, si “Tori i Xhihanes”, ka lënë  qelinë e burgut të Lushnjes dy dite më parë. Vendimi për lirimin e tij, është dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila vendosi të shuajë dënimin e Viktor Ymerit dhe të urdhërojë lirimin e tij. Ndaj Ymerit ka mbërritur dhe një vendim penal i drejtësisë Italiane që e dënonte me 24 vite burgim për vrasjen e Gëzim Muçës dhe plagosjen e Taulant Maskës në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë, por gjasat që ai të kthehet në burg duket se janë të pakta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 30/12/2019 18:33

    Po si ka mundesi qe gjthm dalin mbrapa keto klausola Jo duhet kthyer Jo duhet arrestuar 25 vjet burrii botes edhe na del qe nuk I Jan llogaritur gabim! Kush e ka fajin!? Apo paska vetem te pa afte me sa duket gjithmone ne cdo institucion! Shijo lirine zoteri edhe mos ta ndjej fare per asnje! Te uroj gjithe te mirat e kesaj bote edhe shijoje lirine sepse e meriton I dashur kushdo qofsh e kudo qofsh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite