Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëron pezullimin e platformës 'X'

Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëron pezullimin e platformës 'X'

Elon Musk

Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar pezullimin e platformës X së Elon Musk. Gjyqtari Alexandre de Moraes njoftoi Agjencinë Kombëtare të Telekomunikacionit (Anatel) që të ndërpresë rrjetin social në të gjithë territorin e Brazilit brenda një maksimumi 24 orësh. Kompanitë si Apple dhe Google do të kenë 5 ditë kohë për të hequr aplikacionin X nga dyqanet e tyre online.

Vendimi vjen pasi 'X', nuk përmbushi një afat të caktuar nga një gjyqtar i Gjykatës së Lartë për të emëruar një përfaqësues të ri ligjor në vend. Alexandre de Moraes urdhëroi "pezullimin e menjëhershëm dhe të plotë" të platformës së mediave sociale derisa ajo të përmbushë të gjitha urdhrat e gjykatës dhe të paguajë gjobat ekzistuese.

Pas këtij vendimi, Elon Musk tha se"fjala e lirë është themeli i demokracisë dhe një pseudo-gjyqtar i pazgjedhur në Brazil po e shkatërron atë për qëllime politike".

Gjykatësi ka vendosur vendosi një gjobë ditore prej 50,000 R$ ndaj çdo personi ose kompanie që përdor VPN tjetër për të hyrë në rrjetin social të Elon Musk, në kushtet kur faqja është e ndaluar në Brazil. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e aktorit Matthew Perry nga mbidoza e ketaminës, njëri prej dy mjekëve pranon akuzën

Vdekja e aktorit Matthew Perry nga mbidoza e ketaminës, njëri prej dy mjekëve pranon akuzën