Në kërkim për Jan Prengën/ Gjykata e Posaçme i sekuestron kompleksin, karburantin dhe vilën Altin Hajrit në Shijak

TIRANE-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasurinë e Altin Hajrit në Shijak, i cili është në kërkim lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Pregës. Gjykata konfirmoi kështu sekuestron që vendosi Operacioni Forca e Ligjit në kushtet e emergjencës, që ishte i pari dhe që më pas SPAK-u ia dërgoi GJKKO-së që i vendosi vulën, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. 

Por çfarë iu sekuestrua Altin Hajrit? Në vendimin e gjykatës theksohet se Hajrit iu sekuestrua kompleksi Golden Resort në Xhafzotaj, karburanti "ALT- OIL 2008" dhe një vilë dy katëshe po në Shijak. Vendimi i është dërguar për ekzekutim agjencisë. Tashmë nëse vendimi i shkallës së parë së gjykatës së posaçme nuk apelohet, pronat konfiskohen për llogari të shtetit. 

Familja e Altin Hajrit mund të përdorë pa të drejtë tjetërsimi vetëm vilën ku banon, pjesa tjetër e familjes që nuk janë ndaluar për rrëmbimin, vrasjen e më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, i cili u rrëmbye më 17 janar 2020.

Policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij në këtë kompleks në momentin kur nxirret dhe vendoset në një furgon për ta zhdukur duke vendosur pas hekurave Leonard Hajrin, Bajram Hajrin, Elton Hajrin, Festim Bexhdilin, Olsi Turjan si dhe Ardian Docajn nga Shkodra i cili u vetëdorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër, ndërsa Altin Hajri është ende në kërkim nga autoritetet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët